Në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas është ekstraduar dhe i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
 
Ai është Eni Mullaj, vjeç 38 nga Durrësi, pasi Gjykata e Apelit të Trentos në Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.
 
Po ashtu, në Rinas është kapur J.V 25vjeç, pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka dënuar me 1 vit, 3 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)