TIRANE- Katër të kërkuar për krime të rënda, Elton Balliu, Foto Dashi, Dashamir Nikolla, Elvis Lako janë ekstraduar drejt Italisë. Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet italiane bënë të mundur dërgimin e 4 të kërkuarve ndërkombëtarë, pasi në shtetin fqinj, Itali kanë bërë krime të rënda si pjesëmarrje në organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni, trafik droge, vrasje, vjedhje me armë, etj.

Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer gjatë operacioneve të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit në muajt janar-shkurt 2014.

Ekstradimi i këtyre shtetasve nga Shqipëri drejt Italisë është bërë, mbështetur në Marrëveshjen dypalëshe të Ekstradimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Italisë, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana dhe Interpol Roma.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)