TIRANË - Një 26 vjeçar, i shpalllur në kërkim 2 vjet më parë mbërriti sot në Shqipëri, i prangosur nga policia italiane.
Serjan Zogu, ishte dënuar me burg në vitin 2010 pasi pranë një lokali, në fshatin Luz - Krujë, ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur shtetasin Arben Bardhi, i cili në momentin e ngjarjes po dilte me makinë nga ndërtesa e tij.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datë 01.07.2011, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

(aq/shqiptarja.com)