Ekstradohet Enver Dondollaku
Anëtari i Bandës së Lushnjes

TIRANË - Ekstradohet nga Italia, një nga anëtarë e të njohurës si Banda e Lushnjës, Enver Dondollaku, 38 vjeç. I dënuari me 25 vite burg për disa krime ai do të sillet sot në Shqipëri nga Italia, ku ndodhej i burgosur.  
 
Ekstradimi u bë nër orën 17:00 me linjat ajrore, ndërsa janë marrë masa të mëdha sigurie në aeroportin e Rinasit, ku i dënuari do ti dorëzohet autoriteteve shqiptare. Dondollaku është dërguar me eskortë të blinduar në burgun 302 në rrugën "Mine Peza", nën masa të shumta sigurie. Mësohet se, Dondollaku do të mbikqyret 24 orë në 24 për shkak të rrezikshmërisë së tij.

I ekstraduari Enver Dondollaku, si pjestar i një bande kriminale në qytetin e Lushnjës, me vendimin e sipërcituar është deklaruar fajtor për kryerjen vepra penale:
 
“Vrasje me paramendim” të shtetasve Xhevat Demiri, Nimet Zeneli, Masar Aliu, Idajet Beqiri, vrasje e mbetur në tentativë për shtetasin Gramoz Selmani, gjithashtu dhe veprat penale të “Shkatërrim i pronës”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
 
Enver Dondollaku u arrestua në maj të vitit 2006 në qytetin e Padovës në Itali, ndërsa mbante me vete një pasaportë çeke me emrin Denis Chochlanov. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ky i dënuar i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave