Ekstradohet në Itali 48 vjeçari nga Shkodra

Interpol Tirana ka ekstraduar për në Itali një 48 vjeçar nga Shkodra. Valter Vathaj është arrestuar nga  Policia e Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë për kryerjen e një sërë veprash penale
“Gjykata e Santa Maria Capua Vetere/Itali ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhërin e arrestit nr. 1795/03 RG.GIP, datë 17.01.2005,  për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e ligjit mbi prostitucionin, trafik qëniesh njerëzore, pjesmarrje në organizatë kriminale, shkelje e ligjit mbi emigracionin”,  vepra penale të parashikuara nga nenet 81, 110, 416 të Kodit Penal Italian dhe seksioni 12 i Ligjit 286/98,” thuhet në njoftimin e policisë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet