Ekstradohet në Itali
u arratis nga burgu

Ekstradohet në Itali<br />u arratis nga burgu
TIRANE- Ekstradohet nga Tirana drejt Italisë shtetasi Ylli Ndoj nga Laçi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nëpëmjet një deklarate për shtyp, Policia e Shtetit bëri të ditur se “Gjykata e Milanos, në maj të 2011 dënoi 35 vjecarin me 21 vjet burg, për veprat penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë”, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Arratisjes nga burgu”, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Sipas policisë, Ylli Ndoj, gjatë muajit dhjetor të vitit 2004, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, ka trafikuar kokainë nga Holanda drejt Italisë. Ky shtetas është shpallur fajtor gjithashtu për një tentativë vrasjeje të ndodhur më datë 13.02.2005. Ndërkohë që më date 17.03.2011 ai është arratisur nga burgu i Voghera-s në Itali.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datë 08.09.2011, në Kurbin, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Italisë i shtetasit Ylli Ndoj.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë