SIMONELLI, vjeç 32, lindur në Tropea/Itali ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, i dyshuar si pjesëmarrës i një organizate kriminale që ka pasur si qëllim trafikimin ndërkombëtar të sasirave të konsiderueshme të lëndës narkotike e llojit kokainë, nga vendet e Amerikës Qendrore dhe të Jugut në drejtim të shtetit italian.
“Arrestimi i tij u realizua më datë 04 gusht 2011 në Vlorë, në kuadër të operacionit të koduar “Due torri conection” i realizuar nga Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë Italiane, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë”, sqaron policia shqiptare.