Është ekstraduar nga shteti Malazez për në Serbi, përmes Interpol Tiranës, 36 vjeçari Igor Drakuliç i cili ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas Interpol Tiranës, Drakuliç kërkohej nga drejtësia serbe, pasi Gjykata e Valjevos/Serbi ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg” për të, si i dyshuar për veprën penale të  “Plagosje me pasojë vdekje” që sipas kodit penal serb maksimumi i dënimit është 8 vjet burg.

Menjëherë pas ekstradimit në Rinas, Igor Drakuliç i është dorëzuar për ekstradim oficerëve të eskortës të Interpol Beograd.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)