Ekstradohet në SHBA
trafikanti i drogës, Altin Kore

Ekstradohet në SHBA <br />trafikanti i drogës, Altin Kore
TIRANE- Është ekstraduar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Altin Kore. 35 vjeçari do të gjykohet nga drejtësia amerikane për trafik të lëndëve narkotike.
Ekstradimi i djaloshit nga Gjirokastra, është bërë sot në orën 04. 30 minuta.

TRAFIKU I DROGES
Altin Kore, akuzohet se gjatë periudhës Janar 2007-Gusht 2008, ka qenë pjesëtar dhe lider i një grupi kriminal të organizuar që trafikonte kokainë.
Sipas hetimeve Kore ishte një prej drejtuesve të organizatës, që lehtësonte marrjen e kokainës nga kartelet meksikane, për ta transportuar dhe shpërndarë atë. Hetuesit amerikan raportuan se më 4 maj 2008 Kore kërkoi 3 kg kokainë nga një burim furnizimi. Kokaina u trafikua nga Meksika në SHBA dhe u shpërnda në Dallas, Teksas dhe Indiana.

ARRESTIMI
Më 14 gusht 2008, Gjykata e Texas-it, lëshoi një urdhër arrest për kryerjen e veprës penale të “Trafikut të lëndëve narkotike“ të llojit kokainë, dhe“ Mbajtjes së armëve pa leje“, parashikuar nga nenet 21 dhe 18 të Kodit Penal Amerikan. Tre vjet më vonë, më 24.06.2011, Altin Kore u arrestua në Rinas, pasi Interpol Washingtoni kishte bërë shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar. Si gjykata e Tiranës ashtu dhe Gjykata e Apelit vendosën pranimin e kërkesës për ekstradimin e tij.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë