Ekstradohet në Gjermani 35 vjeçari, u kap në Morinë 2 muaj më parë 

Ekstradohet në Gjermani 35 vjeçari, u kap në Morinë 2 muaj më parë 

Foto ilustruese

Ekstradohet në Gjermani, një shtetas i akuzuar për plagosje dhe vjedhje, në një vendparkim automjetesh në Heiningen.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me homologët e Interpol Wiesbaden, specialistët e Interpol Tiranës finalizuan procedurën për ekstradimin nga Shqipëria në Gjermani, të shtetasit gjerman, të shpallur në kërkim ndërkombëtar,Zeki Oz, 35 vjeç.

Ai u ndalua në PKK Morinë, rreth 2 muaj më parë, pasi rezultoi se akuzohet nga autoritetet gjermane, për plagosje dhe për vjedhje. Dyshohet se në vitin 2019, 35-vjeçari, në një vendparkim automjetesh në Heiningen, ka goditur një shtetas, me grushte dhe me send të fortë, si dhe i ka vjedhur atij çantën me sende personale.

Policia e Shtetit vijon intensivisht bashkëpunimin me homologët, për të kapur dhe nxjerrë përpara drejtësisë, shtetasit e kërkuar ndërkombëtarisht.

 

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari