Ekstradohet në Itali financieri
i grupit 'Habilaj', Nezar Seiti
Ekstradohet drejt Italisë, Nezar Seiti, i njohur ndryshe si financieri i grupit "Habilaj" për trafikun e drogës Shqipëri-Itali. Nezar Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës, para këto të fituara nga trafiku i kanabisit.
Ekstradohet drejt Italisë, Nezar Seiti, i njohur ndryshe si financieri i grupit "Habilaj" për trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
Nezar Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës, para këto të fituara nga trafiku i kanabisit. Lajmi për ekstradimin e Seitit është marrë nga Gjykata e Tiranës më 23 dhjetor 2017, ndërsa ekstradimi i tij drejt shtetit fqinj është bërë paraditen e të enjtes dhe nisja nga aeroporti i Rinasit është bërë rreth orës 11:40, ndërsa avioni ka mbërritur në Romë rreth orës 12:40.
Seiti është shoqëruar ditën e sotme nga dy agjentë të antidrogës italiane, të cilët kanë mbërritur në Shqipëri mesditën e të mërkurës. Ministrja Etilda Gjonaj firmosi një ditë më parë ekstradimin e Habilajve.
Drejtësia italiane shpalli në kërkim Seitin, pas hetimeve nga prokuroria e Cattanias për grupin Habilaj, ku në tetor 2017 u shkatërrua grupi kriminal me në krye Moisi Habilajn.
Ndërkohë, gjatë përgjimeve të kryera nga prokuroria italiane, anëtarët e bandës përmendin edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit vijon të jetë në hetim në Shqipëri. Nezar Seiti u arrestua në Babicë Vlorës me 19 tetor të vitit të shkuar, gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan afërsisht 4 ton kanabis.
Njoftimi i policisë: Rinas.
Më datën 25.01.2018, rreth orës 11:40, në aeroportin e Rinasit, nga Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga vendi ynë drejt Italisë, i shtetasit shqiptar:
Nezar SEITI, 41 vjeç, lindur dhe banues në Gjorm, Vlorë. Shtetasi Nezar SEITI është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catania-s, ka lëshuar urdhër arrestin ndëkombëtar për këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale që ka si qëllim trafikimin e narkotikëve, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal italian dhe nenet 80, 73, 74 të ligjit italian mbi narkotikët nr.309/1990.
Ministria e Drejtësisë, ka urdhëruar dorëzimin e personit tek autoritetet italiane brenda datës 30.01.2018.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.9%
-
Jo
40.1%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 1096
Lajme të tjera
-
Vranë njëri-tjetrin në Kavajë me thika e pistoletë, sherri mes dy 43-vjeçarëve nisi me fjalët: Pse më sheh ashtu?
30 Mars, 10:33
-
Qetësohet Colella, gjashtë rikthime te Partizani
30 Mars, 10:30
-
Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protesë: Do i mbrojmë pronat me gjak
30 Mars, 10:24
-
Dështon seanca e parë për inceneratorin e Elbasanit, mungojnë 2 avokatë! Shtyhet për më 7 prill
30 Mars, 10:23
-
Berisha: Ligji i parashkrimit s'mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë! Ne do marrim masat, ata që kryejnë korrupsion s'do shpëtojnë
30 Mars, 10:09
-
Berisha: Rama ‘vrasës’ i opozitës shqiptare, s’mund të shpëtojë nga drejtësia! Insistojmë në ngritjen e komisioneve
30 Mars, 10:08
-
Arrestimi i Lefter Allës penalizon invalidët në Bulqizë! Dy javë pa marrë pagesën në Bashki, s’ka kush të firmosë
30 Mars, 10:07
-
Gafa e Berishës: Do paraqesim një rezolutë në Kuvend që denoncon genocidin serb të Lumës në 2013
30 Mars, 10:04
-
Ministrja Kumbaro intervistë për ‘ITB Berlin’ panairin e turizmit: Gjithçka që ju duhet, e gjeni në Shqipëri! Destinacioni i preferuar në Ballkan
30 Mars, 10:02
-
Armand Duka ia bën të qartë Sylvinhos: Koha e humbjeve dinjitoze ka marrë fund
30 Mars, 10:00
-
Nuk sanksionon Rusinë, Serbia ‘lëmoshë’ për Ukrainën dërgon ndihmë për riparimin e sistemit elektrik: Do të jetë më ngrohtë falë nesh
30 Mars, 09:55
-
Berisha: Parlamenti përjashtoi sërish nismat tona për lustracionin! Ligji ka bazë kushtetuese, do insistojmë ta çojmë në Kuvend
30 Mars, 09:53