Një 22 vjeçar nga Korça me emrin Klajdi Demçe është ekstraduar nga Athina pasi ishte i dënuar me 8 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe prishje e qetësisë publike. Sipas policisë , Demçe në datën 18 tetor 2013, ka qenë në qytetin e Korçës së bashku me shokun e tij, shtetasin V.Sh. Në telefonin e Klajdit vinin telefonata me numër të fshehur, ku ai fyhej dhe ofendohej nga disa persona të cilët i thonin se ndodheshin në një lokal në Korçë. Kështu ai së bashku me shokun e tij u nisën drejt lokalit dhe në afërsi të tij e kanë telefonuar duke i thënë se ndodheshin në një lokal tjetër. Kjo e ka acaruar 22 vjeçarin i cili ka dalë nga makina, dhe ka qëlluar në ajër me armën automatik . Pasi nuk arriti të idetifikojë personin brenda në lokal është larguar Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën, e arrestoi të riun në Greqi, ndërsa këtë të enjte ai u ekstradua drejt vendit tonë.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)










