Ekstradohet nga Athina
trafikoi 109 kilogrmë kababis

Ekstradohet nga Athina <br />trafikoi 109 kilogrmë kababis
Një person i shpallur në kërkim për trafikimin e një ngarkese prej 109 kilogramë kanabis, është ekstraduar sot në Shqipëri nga Greqia. Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të policisë që thanë se Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme kreu ekstradimin nga Athina drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gentjan Ilirjan Taullaj, 29 vjeç, lindur në Fier.

Shtetasi Gentjan Taullaj, akuzohet se në datën 25.11.2009, në fshatin Maminas, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin Gëzim Gjika, ka transportuar një sasi prej 109 kg lëndë narkotike, të llojit Kanabis Sativa, e cila më pas do të trafikohej drejt Kosovës.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, në datën 11.10.2011, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'