TIRANË - Ekstradohet nga Athina drejt vendit tonë, Romeo Gjini,47  vjeç, nga Fieri pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim të datës 20 janar 2006, e ka dënuar me 8 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “Favorizim prostitucioni”, parashikuar nga neni 114/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në periudhën 1994-1997 shtetasi Romeo Gjini nën ushtrimin e dhunës fizike ka detyruar njё shtetase për të ushtruar prostitucion në Milano/Itali.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 47-vjeçari Gjini i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)