TIRANE – 34-vjeçari Maken Muho, i dënuar nga drejtësia shqiptare me 21 vjet burg për 3 vrasje të kryera në vitin 1998, është eskstraduar nga Interpol Tirana, nga Athina drejt vendit tonë.

Muho, lindur në Berat, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr. 54, datë 26. 05. 2003, e ka dënuar me 21 vjet burg për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga nenet 79 dhe 278/2 të Kodit Penal.

VRASJET NE 1998-ën
I ekstraduari Malken Muho, me datë 27 korrik 1998, rreth orës 20:00, në lagjen Kushtrimi, Berat, në bashkëpunim me shtetasin Narbis Goxhi, ka vrarë shtetasit Englant Toska, Gem Arapi dhe Mustafa Ruhja, si dhe ka plagosur disa shtetas të tjerë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, më datën 04 tetor 2012, është bërë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)