Ekstradohet në Francë Salah Abdeslam, truri i sulmeve të 13 nëntorit në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona. Lajmi konfirmohet nga zyra e prokurorit belg sipas të cilit 26 vjecari i është dorëzuar autoriteteve franceze gjatë natës së sotme në masa të larta sigurie. I dyshuari kryesor i sulmeve në Paris u arrestua në 18 mars në Molenbeek, pas katër muajsh arrati.
Deri më tani Abdeslam ishte mbajtur në paraburgim i akuzuar për vrasje terroriste dhe pjesëmarrje në grupe terroriste. Ai akuzohet edhe për sulmet në Bruksel të cilat ndodhën 5 ditë pas ndalimit të tij. I riu ishte nën urdhër arrest me kërkesë të drejtësisë franceze dhe do të mbrohet nga avokati francez Frank Berton.
Redaksia online
(s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com