Ekstradohet nga Greqia Bashkim Buzani, i dënuar me 20 vite burg për disa vepra penale! Ishte në bandën e Land Xhepexhiut, që dogjën të gjallë 6 gardistë
Disa pjesëtarë të bandës së Cërrikut
Është ekstraduar nga Greqia, Bashkim Buzani, pjesë e Bandës së Cërrikut që në vitin 1997 vranë 6 gardistë. Grupi ku bënte pjesë Buzani grabisnin dhe dhunonin furgonët që vinin nga Kapshtica.
50 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të vitit 2005, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila e ka dënuar me 20 vjet burg, për “vjedhje me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.
Bashkim Buzani në vitin 2005 është arrestuar në Greqi, për llogari të autoriteteve greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe u dënua nga Gjykata e Apelit Selanik me 16 vjet burg.
Rrethanat e ngjarjes/ Në trazirat e marsit të vitit 1997, Bashkim Buzani ka qenë anëtar i një bande të armatosur.
Fillimisht ky grup u krijua nga një grup i armatosur personash në lagjen nr. 3 në Cërrik, me qëllim mbrojtjen e tyre nga një bandë tjetër. Më pas, me kalimin e kohës, duke marrë tiparet e një grupi të armatosur me një formë bashkëpunimi të veçantë prej shumë vitesh, anëtarët e grupit kryenin vepra të ndryshme si vrasje dhe grabitje me armë.
Ky grup grabiste dhunshëm furgonat me refugjatë që vinin nga Kapshtica, duke zbritur në tokë refugjatët, të cilët i rrihnin dhe i poshtëronin.
Gjithashtu, shtetasi Bashkim Buzani, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit, ka grabitur disa banesa dhe lokale të ndryshme.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.5%
-
Jo
30.3%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3703
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Vëllai e denoncoi të humbur, 40-vjeçari gjendet pas pesë ditësh! Familja dhe Policia e dërgojnë për mjekim në Spitalin Psikiatrik
10 Janar, 15:59
-
Elbasan/ Katër ditë i humbur, vëllai denoncon largimin nga banesa të 40-vjeçarit! Policia nis kërkimet
8 Janar, 15:54
-
Elbasan/ Korrupsion, përndjekje dhe pagesë karburanti me para false, nën akuzë laboranti i spitalit dhe 2 të tjerë
8 Janar, 15:26
-
Akuzohet se porositi rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, Dritan Rexhepi ekstradohet nga Stambolli! Forcat speciale blindojnë Rinasin
8 Janar, 11:06
-
Gramsh/ Merr zjarr Zyra e Kujdesit Shëndetësor, një qark i shkurtër elektrik shkakton flakë në laboratorin e analizave mjekësore
6 Janar, 11:28
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Cërrik/ Drejtuesi i ‘Benzi’-it përplas për vdekje 70-vjeçarin me biçikletë
5 Janar, 12:53
-
U arratisën nga burgu, Romeo Qosja e Lefter Toçi bashkautorë në krime! Zbulohet një prej dosjeve 'horror'
3 Janar, 19:21
-
Menaxhimi i trafikut, Policia Rrugore e Elbasanit apel për drejtuesit e makinave: Mos kryeni parakalime të gabuara
2 Janar, 15:49
-
Elbasani pret ndërrimin e viteve në shesh me spektakël fishekzjarresh, qindra qytetarë i bashkohen festës
1 Janar, 00:48
-
Elbasan/ 2 të ndaluar arratisen nga Drejtoria e Policisë, njëri kapet! Do transferoheshin në paraburgim! Në hetim policët që u ikën me vrap 2 hajdutët (EMRAT)
31 Dhjetor 2024, 16:28
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
Cfare eshte kjo ngjarja me gardistet? Do te doja me shume info.Gjithashtu me ben pershtypje qe eshte denuar vetem 20 vjet dhe vetem per dicka te dores se dyte.A eshte denuar ndonjehere per vrasjen e gardisteve?
PërgjigjuO plera, kto s'duan denime me burg, duan zift si te skenderbeu... Vrane e dogjen e masakruan gardistet e pafajshem Ato Ne hall te vet, lane fmit jetime e fukarenj Nga kto plera !
Përgjigju