Ekstradohet nga Greqia, i dënuari
për përdhunimin e një të miture

Ekstradohet nga Greqia, i dënuari<br />për përdhunimin e një të miture
TIRANË - Ekstradohet nga Greqia, një i dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Burime nga Policia e Shtetit kanë bërë të ditur se, gjatë ditës së sotme Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ka kryer ekstradimin nga Greqia drejt vendit tonë, të Arben Mustafa Bodurit, 34 vjeç, banues në Gjirokastër.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se, Gjykata e Beratit, me vendimin të datës 31 tetor 2002, e ka dënuar këtë person  me 9 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura“ kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, Arben Boduri, në bashkëpunim me Alban Skendaj dhe Artimon Ahmetaj, me datë 21 maj 2000, pasi kanë marrë nga banesa e saj, në një fshat të Beratit shtetasen e mitur M. P., 14 vjeçe, me anë te mashtrimit e kanë dërguar në një apartament në Tiranë, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Pas hetimeve dhe bashkëpunimit mes Interpol Tirana me Interpol Athinën, është bërë i mundur arrestimi i këtij person me datë 27 shtator 2013, në Pyrgos, Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas i ekstraduari i është dorëzuar përfaqësuesve të  Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Daily Mail’: Mirë se vini në Rivierën Shqiptare, destinacioni i ri i pushimeve me ujëra bruz dhe plazhe të pacenuara

Media britanike ‘Daily Mail’: Mirë se vini në Rivierën Shqiptare, destinacioni i ri i pushimeve me ujëra bruz dhe plazhe të pacenuara