Nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma/Itali, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Kreshnik Daci, 26 vjeç, lindur në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi:
Gjykata Rrethit Gjyqësor Elbasan, me Vendim Nr. 425, datë 18.07.2011, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodi Penal të Republikës së Shqipërisë.
“Gjatë operacionit te koduar “Shtegtari i natës” zhvilluar më datën 31.08.2010 ku polica dispononte info se shtetasi Kreshnik DACI do shiste drogë të llojit Cannabis Sattiva, ky shtetas është mbajtur në vëzhgim nga shërbimet e policisë. Kreshnik DACI pasi ka zbuluar se po ndiqej nga Policia ka hedhur në tokë një qese me lëndë bimore të llojit "Canabis sativa" dhe është larguar duke përfituar nga errësira.”
Gjithashtu dyshohet se Ky Kreshnik Dacipo në vitin 2010 , në bashkëpunim me disa persona të tjerë dyshohet se kanë kryer vjedhjen e një lokali.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën , në Itali u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Kreshnik DACI.
Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com