RINAS- Një 40- vjeçar është ekstraduar mbrëmjen e sotme  nga Roma drejt vendit tonë pasi është dënuar nga Gjykata e Fierit për shfrytëzim prostitucioni.

Maksim Sota së bashku me vëllanë e tij R.Sota kanë shfrytëzuar një shtetase për prostitucion në Greqi dhe Itali nga viti 1997 deri në vitin 2002.

Për këtë arsye është dënuar në vitin 2004 me 13 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”.

Arrestimi i 40- vjetarit u bë i mundur falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, e më pas është ekstraduar drejt vendit tonë.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)