Është ekstraduar nga Roma ditën e sotme nga Interpol Tirana,  Ahmet Limani, 39 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 39-vjeçarin për kryerjen e veprës penale të “Prodhim e shitje e narkotikëve“.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com