TIRANË- I dënuar në Shqipëri me 6 vite burg pë trafik droge, Interpol Tirana ka bërë sot ekstradimin nga Italia të Gjon Kolës.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë se, i ekstraduari Gjon Kola, 47 vjç nga Puka, është i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, me 6 vjet heqje lirie për "trafik të lëndëve narkotike" dhe "falsifikim dokumentesh indetiteti".
 
"Që prej vitit 2009, 47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa kapja e tij u bë e mundur në gusht të vitit 2012 nga bashkpunimi i Interpol Tiranës me atë të Romës", deklaruan burimet zyrtare të Policisë së Shtetit.
 
Sipas policisë, sot në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky person i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilët e kanë dërguar në qeli ku do vuajë dënimin.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)