Një 27 vjeçar u ekstradua nga Roma e Italisë, pasi rezulton i dënuar me mbi 3 vite e 6 muaj burg në Tiranë.

Gerald Fishta, lindur në Peshkopi u dënua me burg nga Gjykata e Tiranës duke u shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)