Ekstradohet nga Spanja anëtari i
“Poter-Al”, i dënuar me 10 vite burg

TIRANË - Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri Vangjel Kondili, anëtari i grupit “Poter-Al”, të cilët trafikonin heroinë dhe kokainë nga Holanda e Turqia drejt Francës dhe Italisë. 49-vjeçari nga Elbasani ishte dënuar me 10 vjet burg.

Në korrik të 2009 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, në bazë të vendimit të dhënë e ka dënuar me 10 vjet burg, për veprën penale “trafikimit të narkotikëve”, ka bërë të ditur Policia e Elbasanit.
 
Pas ekstradimit, Vangjel Kondili i është dorëzuar Policisë së Burgjeve dhe ndodhet në ambientet e burgut 302 në Tiranë.
 
KUSH ËSHTË GRUPI POTER-AL, SI U ZBULUA TRAFIKU I DROGËS
Grupi Poter-al ra në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali. Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali. Ndërkohë, heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali. Të pandehurit përdornin korrierë të huaj për trafikun e heroinës dhe kokainës në pesë shtete duke përdorur korrierë të huaj.

Gjykata e Krimeve të Rënda më 22 korrik 2009, dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal "Poter-Al". Ilir Koçiaj, të njohur si kreu i këtij grupi u dënua me 16 vjet burg.
 
Sakaq Xhiljano Xhoxhi është dënuar me 10 vjet burg dhe po aq kanë marrë tre të pandehurit e tjerë, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Kozma Laçka. Ndërsa për të fundit të grupit Robert Peçi, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin me 7 vjet burg.
 

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Makina përplas këmbësorin afër vijave të bardha tek 'Rruga e Kavajës', humb jetën në spital

Tiranë/ Makina përplas këmbësorin afër vijave të bardha tek 'Rruga e Kavajës', humb jetën në spital