Ekstradohet nga Spanja anëtari i
“Poter-Al”, i dënuar me 10 vite burg
Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri Vangjel Kondili, anëtari i grupit “Poter-Al”, të cilët trafikonin heroinë dhe kokainë nga Holanda e Turqia drejt Francës dhe Italisë. 49-vjeçari nga Elbasani ishte dënuar me 10 vjet burg.
TIRANË - Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri Vangjel Kondili, anëtari i grupit “Poter-Al”, të cilët trafikonin heroinë dhe kokainë nga Holanda e Turqia drejt Francës dhe Italisë. 49-vjeçari nga Elbasani ishte dënuar me 10 vjet burg.
Në korrik të 2009 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, në bazë të vendimit të dhënë e ka dënuar me 10 vjet burg, për veprën penale “trafikimit të narkotikëve”, ka bërë të ditur Policia e Elbasanit.
Pas ekstradimit, Vangjel Kondili i është dorëzuar Policisë së Burgjeve dhe ndodhet në ambientet e burgut 302 në Tiranë.
KUSH ËSHTË GRUPI POTER-AL, SI U ZBULUA TRAFIKU I DROGËSGrupi Poter-al ra në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali. Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali. Ndërkohë, heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali. Të pandehurit përdornin korrierë të huaj për trafikun e heroinës dhe kokainës në pesë shtete duke përdorur korrierë të huaj.
Gjykata e Krimeve të Rënda më 22 korrik 2009, dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal "Poter-Al". Ilir Koçiaj, të njohur si kreu i këtij grupi u dënua me 16 vjet burg.
Sakaq Xhiljano Xhoxhi është dënuar me 10 vjet burg dhe po aq kanë marrë tre të pandehurit e tjerë, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Kozma Laçka. Ndërsa për të fundit të grupit Robert Peçi, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin me 7 vjet burg.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kualifikueset e Euro 2024, kush e fiton ndeshjen Poloni-Shqipëri?
-
Polonia
34.8%
-
Shqipëria
47.5%
-
Barazim
17.7%
Vota total: 158
Lajme të tjera
-
'Ça ishte kjo, kallash?!' Momenti kur Qetsori dhe Kristi tremben nga të shtënat drejt Top Channel
27 Mars, 02:41
-
LAJMI I FUNDIT / Qëllohet me armë në drejtim të Top Channel, afër studiove të Big Brother, vritet roja! Një makinë gjendet e djegur në Golem, dyshohet e autorëve
27 Mars, 01:56
-
14 Maji, PD nuk do të ketë kandidatë në Durrës, Elbasan dhe në Shkodër
27 Mars, 00:39
-
Gazmend Bardhi: Nuk isha dakord për kandidat në Tiranë dhe në disa bashki, mbështes vetëm kandidatët ku jemi fitues! Por do ta respektoj vendimin e Kryesisë
27 Mars, 00:35
-
Mbledhja e kryesisë së PD-së, Alibeaj: Nesër do dalim me emra të tjerë! Roland Bejko për Tiranën? I duhuri, sfidë për të mbajtur partinë
27 Mars, 00:30
-
Kryesia e PD, konfirmohen kandidatët për 15 bashki të tjera! S'ka vendim për Vaun e Dejës dhe Kurbinin
27 Mars, 00:17
-
Italia merr pikët e para në kualifikimet për ‘Euro 2024’, fitojnë edhe Anglia e Portugalia
27 Mars, 00:04
-
Bukuria e rrezeve Gama në Univers
26 Mars, 23:46
-
Mbledhja e Kryesisë, konfirmohen edhe 5 kandidatë të tjerë! PD vendos daljen me kandidatë në Lezhë, Korçë, Fier, Mallakastër dhe Patos
26 Mars, 23:16
-
Luizi me strategji pas daljes së Kiarës: Po bëja sikur po flija! Ja çfarë dëgjoi fshehurazi nga biseda e Oltës dhe Qetësorit
26 Mars, 22:43
-
Sot qava...! Më erdhi turp nga njerëzit që ishin në meshë
26 Mars, 22:40
-
Të shtënat me armë në Rrëshen, dalin pamjet e plumbave në makinën e Saimir Reçit që u qëllua nga babë e bir pas një sherri
26 Mars, 22:36