Ekstradohet nga Stokholmi 29-vjeçari
kërkohej për trafik lëndësh narkotike

Është ekstraduar sot në Rinas Ritvan Ulndreaj 29-vjeç, pasi ai kërkohej nga drejtësia shqiptare për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
 
Siç bën të ditur policia, Ritvan ULNDREAJ ishte i shpallur  në kërkim pasi Gjykatës Shkalla e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" dhe "Grup i strukturuar kriminal".

Arrestimi i tij në Suedi u bë si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Stockholm.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë