Ekstremistët e AfD në Bundestag
ambasadorja Schutz: S'ndikojnë!

Ekstremistët e AfD në Bundestag<br />ambasadorja Schutz: S'ndikojnë!
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz ka komentuar zgjedhjet për Bundestagun gjatë një deklarate për mediat nga ambientet e Ambasadës.
 
Schulz ka deklaruar se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë më e lartë se 4 vite më parë me 75%, ndërsa sipas exit-polleve, CDU/CSU kanë fituar dhe do qeverisin në koalicion LDP ose partinë e Gjelbër.
 
E pyetur për rritjen e partisë së ekstremit të djathtë, AfD, Schutz tha se ekstremistët nuk do ndikojnë politikën federale në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërinë.
 
“Ka pasur pjesëmarrje mjaft të lartë në zgjedhje prej 75%, më e lartë se 4 vite më parë.
 
Partia Liberale që s'ka qenë e përfaqësuar në Bundestagun e fundit, do jetë aty me 10% të votave.
 
Socialdemokratët kanë deklaruar se nuk do jenë në koalicion për një formacion të madh qeveritar, që do të thotë se si koalicion i mundshëm duket se do jetë CDU/CSU dhe LDP e të Gjelbrit.
 
Derisa të formohet koalicioni, do ketë bisedime të gjata sepse spektri i partive është shumë i madh
”, u shpreh Schutz.
 
Sa do ndikojë qeveria e re në raport me Ballkanin Perëndimor?
Sa i përket politikës së jashtme, nuk pres zhvendosje. Të gjitha partitë politike në Gjermani janë të të njëjtit zë, për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE, sikurse edhe të Shqipërisë.
 
CDU me 9 pikë më pa, rritje e frikshme e AfD, që është kundër emigrantëve. Sa mund të ndikojë AfD në politikat kundër Shqipërisë?
AfD do ketë një grup parlamentar të konsiderueshëm në Bundestag, por nuk mund të ndikojë politikën federale në raport me Shqipërinë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron