Ekstremistët në varrimin e Kaçifas, Rama për Berishën: I biri Sheqeres derdh helmin në mexhlis, grekët do mendohen mirë…

Ekstremistët në varrimin e Kaçifas, Rama për Berishën: I biri Sheqeres derdh helmin në mexhlis, grekët do mendohen mirë…

Edi Rama, kryeministër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për praninë  e ekstremistëve grekë në varrimin e Konstantinos Kaçifas, por edhe për shpalljen non-grata të 52 prej tyre. Në rubrikën “Përgjigjia ime” në Facebook, Rama thotë se përveç ekstremistëve, nuk kanë ndaluar edhe komentet e politikës e këtu përmend ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se ka derdhur helm. Rama gjithashtu thotë se pas vendimit për shpalljen non-grata, grekët do mendohen mirë para se të vijnë në Shqipëri. 

Mirë sedërlinjtë, por ne kemi kadrinjtë, ish-president dhe ish-kryeministër, i biri i Sheqeres dhe derdh helmin e urrejtjes në mexhelis si të ishte djali i vetëm i Anakondës. Mendoni një sekondë sikur shteti jonë të ishte përplasur me polici me ata jabanxhinj që erdhën dhe lanë namin e tyre të zi edhe në Shqipëri dhe ikën pasi keqtrajtuan të ashtuquajturin ‘hero’ i tyre, e pamendueshme. Shumë prej tyre nuk do të hyjnë dot më në Shqipëri, të tjerët do të mendohen mirë nëse do të vinë përsëri dhe kush thotë se për atë përçudnim të ceremonisë mortore fajin e paskësh varreza e ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke, duhet të vizitohet, nuk është mirë. E paska respekti për të vdekurit fajin pse dalin nga fiqiri të gjallët, e paska respekti për të ikurit në botën tjetër dhe për vlerat e humanizmit në terësi fajin pse në këtë botë njerëzit ndodh të kthehen në hijena e të klithin si korba njerëzit të vlerave, e paska respekti për historinë e një fqinjësie të mbushur me njerëzillëk mes të thjeshtëve fajin pse njerëzillëkun e fqinjësisë së mirë i bien me shqelm kadrinjtë e politikës dhe të medias në kryeqytetet e të dy shteteve?! Broçkulla.”

Edi Rama, kryeministër në rubrikën “Përgjigjia ime”.

Reagimi i Ramës vjen pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se sjellja e grekëve në Bularat të Gjirokastrës ishte përdhosje e shtetit shqiptar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komi: 12/11/2018 17:14

    RAMA ruajti karrigen as nuk I plasi bilja per SHQIPERINE .Ai eshte me te VELLANE me kulmin e money market KESHTU ne te semes Albanistani .

    Përgjigju
  • Proka: 11/11/2018 19:36

    Ju lumte Zot.. Rama, jeni i paarritshem,tani Greket te mendohen mire,Ne falim por nuk harrojme.

    Përgjigju
  • Bravo z.Rama: 11/11/2018 09:44

    Bravo zoti Rama.bere ate qe duhej bere .nuk jane te gjithe njelloj por greket jane fara me e keqe qe ekziston.si eshte e mundur te mos kuptojn qe jane gabim,te pakten me kete rast.duhe dikush tu beje prite mendjes se tyre te varfer.

    Përgjigju
  • Konjak: 11/11/2018 07:48

    Reagimi i kryeministerit,per problemin- Bulerat-,ishte i pranushem-pozitiv-.Nuk besoj se do te ishte i domosdoshem qendrimi agresiv ,i cili do te sillte prishien e mardhenieve nder shteterore.Sigurisht edhe agresivitet do te ket, nga te dy krahet.Jo te gjith kane te njejtin menyr te menduari e te arsjetuari.Por edhe ndonje mendim per te mbuluar e arsietuar,-te teren-,nga politikanet me ne ze eshte i domosdoshem dhe i pranushem.Nuk duhet te behet shkak askush per te prishur atmosferen brenda shtetit te vet.

    Përgjigju
  • Burgu: 11/11/2018 05:19

    Leshove territor Shqiptar forcave te huaja. Lejove cenimin territorial dhe sovran te Shqiperise. Lejove dhe mundesove terrorizmin te marshonte ne Shqiperi pa asnje pengese. Mundesove dhe lehtesove financimin e terrorizmit. Fitove kapital politik ne rolin tend si zyrtar i larte i shtetit, para forcave te huaja, qofte ai KM i greqise, deputete greke ose te brendshem qe perfaqsojne qarqe terroriste dhe ekstremiste. Shkaktove dhune psiqike ne bashkombasit tuaj. Diskriminove dhe i shkele te drejtat njerezore te Shqiptareve, qe nga pengesa per demonstrim deri ne arrestimet e padrejta. U dekorove nga organizate qe ne kaluaren dhe ende ne te tashmen ka kryer gjenocid ndaj Shqiptareve dhe vazhdon te shkele te drejtat njerezore Shqiptare. U bere pale me gjenocid beresit ne pazaret e tua jashte tagrit kryeministror. Shperdorove detyren tende si KM duke shkelur kushtetuten, duke mundesuar dhe lejuar shkaterrimin dhe mosfunksionimin e gjykates kushtetuese, duke mundesuar dhe lejuar arrestimin e padrejte dhe te paligjshen te njerezve pa shkak dhe pa faj. Tejkalove kompetencat tuaja duke diskutuar me pale te huaja ne nje kohe qe pushtetet e pavarura ne sanksionuara ne kushtetute, ishin dhe jane jo funksiinale. Ke kryer dhe akoma vazhdoi te kryesh vepren penale te shpifjes. Ke provokuar per lufte. Morre komanden e pushteteve qe nuk te takojne dhe ende e ushtron te menyre te paligjshme dhe flagrante. Hallkat e shtetit, si prokuroria dhe policia, nuk jane te pavarura dhe funksionale sipas ligjit. Une them se je per tu bere shembull dhe do kalbesh ne burg.

    Përgjigju
  • Fr: 11/11/2018 04:35

    Ne nje ane ke te drejte ok shqiperis kaq vite si ka ruajtur asnje politikan nderin.. nuk tham ti arrestonim tham te ishim me serioz te kishte frik dulja kur fliste neoer gazeta te mermin mesazhin qe ketu nuk ka shaka.. per berishen dhe idrin ke te drejte po ne re tjerve na dhimbset shqiperia dhe e duam dhe vuajme kur e shikojme qe po i behen kaq maskaralleqe nga ju politikanet.. dhe duhet te durojme dhe keta alabak..

    Përgjigju
  • CaBone: 10/11/2018 22:37

    Ashtu jepja gjithmon Bosi. ( Z. Kryeminister) duhet ta vem ne kllapa se na bon cuna xhaje. Hahaha. Ti je nje orator i pa pare, shpresoj me gjith shpirt per ate vend qe i themi atdhe te kesh ne kok e zemer te njejtat gjera qe flet dhe si i flet. Dhe ky koment te vjen nga dikush qe se rruan as majtas as djathtas dhe as ne mes. Respekte per nje shtet sa me krye lart

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun