Në fshatin Bularat të Gjirokastrës ditën e sotme në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit ekstremistit Kacifas ishin të pranishëm mbi 1500 nacionalistë grekë, mes tyre edhe Babis-Harallambos Karathanos. Report Tv sjell pamjet kur Harallambos është në krye të kortezhit, por edhe në kishë.
Por kush është Harallambos? Ai ka lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli. Babis nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA - (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).
Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS. Harallambos është i njohur në Shqipëri, pasi ka marrë pjesë në disa aktivitete në vitet e fundit me minoritetin grek ku të pranishëm kanë qenë Vangjel Dule apo Vasil Bollano.

Me rreth të kuq Babis-Harallambos Karathanos
/r.k./Shqiptarja.comKomente

