Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën në një luftë mes bandave rivale në burgun e Ekuadorit, duke e bërë këtë rastin me dhunën më të keqe të burgut në historinë e vendit.
Të paktën pesë të burgosurve u prenë kokën në përleshjet e së martës në qytetin Guayaquil, ndërsa të tjerët u qëlluan për vdekje.
Komandanti i policisë Fausto Buenaño thotë se të burgosurit hodhën edhe granata.
U deshën 400 policë për të rimarrë kontrollin e burgut, i cili strehon të burgosur të lidhur me bandat globale të drogës.
Mediat vendase raportojnë se kryengritja u urdhërua nga banda të fuqishme meksikane të trafikut të drogës që tani po veprojnë në Ekuador.
Drejtori i shërbimit të burgjeve të Ekuadorit Bolivar Garzon i tha radios lokale se situata ishte "e tmerrshme".
"Dje, policia mori kontrollin në orën 14:00 por mbrëmje pati të shtëna të tjera, shpërthime dhe sot në mëngjes ne morëm kontrollin total, po hyjmë në pavijonet ku kishte konflikt dhe po zbulonim më shumë trupa," u shpreh Garzon
Komandanti Buenaño tha se të burgosurit nga një krah i burgut ishin zvarritur nëpër një vrimë për të fituar qasje në një krah tjetër, ku ata sulmuan anëtarët e bandës rivale.
Më shumë se 50 të burgosur u plagosën. Policia arriti të arrijë tek gjashtë kuzhinierët të cilët ishin bllokuar në krahun ku shpërtheu lufta dhe t'i çonte ata në vend të sigurt.
Presidenti Guillermo Lasso ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve të vendit.
Familjet e dëshpëruara janë mbledhur burgun e Ekuadorit të cilin policia po përpiqet ta vërë nën kontroll pasi luftimet lanë të paktën 116 të burgosur të vdekur.
Beteja së pari shpërtheu të martën, me të burgosurit duke përdorur eksplozivë dhe armë zjarri mbi njëri -tjetrin.
Familjet po kërkojnë lajme për të dashurit e tyre të cilëve dëmtimet e shumta dhe në disa raste barbare identifikimi i trupave mund të zgjasë disa ditë.
116 persona kanë humbur jetën në duke e cilësuar rastin më të dhunshëm në historinë e Ekuadorit.
Ajo që po ndodh brenda kompleksit të burgjeve ‘Guayas’, e njohur edhe si Penitenciare Litoral, është e paqartë.
Zyrtarët thanë të mërkurën burgu ishte përsëri nën kontrollin e tyre, por mëngjesin e të enjtes fqinjët thanë se kishin dëgjuar shpërthime dhe të shtëna armësh.
Menjëherë pas kësaj, policia tha se po dërgonte 400 oficerë përsëri për të "ruajtur rendin".
Komandantja e policisë Tannya Varela i tha mediave të huaja se numri i të vdekurve mund të rritet pasi forcat e sigurisë po kalojnë rrugën nëpër burg.
"Ne ende nuk e kemi përfunduar ndërhyrjen në burg, kështu që është e mundur që të ketë trupa të tjerë brenda, dhe disa nga të plagosurit mund të vdesin nga plagët e tyre," tha ajo.