Ekuador, qyteti i kokainës ku janë
bërë dy atentate ndaj shqiptarëve

Ekuador, qyteti i kokainës ku janë<br />bërë dy atentate ndaj shqiptarëve<br>
Guayaquil është qyteti i Ekuadorit ku dyshohet se nisen sasi të mëdha kokaine drejt Europës dhe në disa raste edhe drejt Shqipërisë. Nga ky qytet janë nisur edhe 4 ngarkesa me më shumë se 320 kg kokainë me destinmacion final Portin e Durrësit.

Pikërisht në këtë qytet është vrarë edhe 36-vjeçari nga Vora, Ilir Hidri. Ai u qëllua pas shpine dhe dyshohet se atentati ishte i organizuar nga grupet kriminale në Ekuador dhe shkak mund të ketë qënë trafiku i kokainës. Ilir Hidri u vra në muajin qershor 2017 dhe prej kohësh jetonte në Ekuador, konkretisht në qytetin Guayaquil.

Gjithashtu në këtë qytet është plagosur edhe shqiptari nga Maqedonia Remzi Azemi. Në muajin nëntor 2017 ai u qëllua me 3 plumba në makinën e tij, kur po udhëtonte me gruan. Edhe plagosja e Remzi Azemit dyshohet se ka lidhje me konfliktet për kokainën.

Duke iu referuar kontakteve më kolegët dhe autoriteteve në Ekuador, Report Tv ka mësuar se në qytetin Guayaquil jetojnë edhe shqiptarë të tjerë që dyshohet se janë pjesë e rrjeteve të trafikut të kokainës.

l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë