Ekuadori, azil politik themeluesit
të Wikileaks, Julian Assange

Ekuadori, azil politik themeluesit <br />të Wikileaks, Julian Assange
LONDER - Ekuadori i jep azilin politik themeluesit të rrjetit Wikileaks Julian Assange. Vendimi është deklaruar nga Ministri i Jashtëm ekuadorian Ricardo Patino i cili tha se frika e Assange se mund të persekutohej ishte legjitime.

Patino akuzoi Britaninë e Madhe se ka kërcënuar hapur vendin e tij me hyrjen brenda ambasadës dhe arrestimin e Assange.

PROTESTA PRANE AMBASADES SE EKUADORIT NGA MBESHTETESIT
Protestues që mbështesin themeluesin e rrjetit Wikileaks Julian Assange janë përplasur me policinë në ambientet e jashtme të ambasadës së Ekuadorit në Londër, ndërsa pritet vendimi në lidhje me kërkesën e tij për azil politik.

Demonstruesit, disa prej të cilëve edhe të maskuar në fytyrë janë parë të largohen me forcë nga policia ndërsa dhjetëra qytetarë ishin mbledhur rreth ndërtesës në qendër të Londrës.

Deri më tani Skynews raporton të jenë arrestuar dy persona, ndërsa njëri prej tyre është dëgjuar të lëshojë thirrjen "ju po nisni një luftë me Ekuadorin" dhe "ju nuk mund të arrestoni Julian Assange".

Qeveria e Ekuadorit pritet të japë brenda pak orësh vendimin nëse do t’i miratojë Assange azilin politik apo jo. 41 vjeçari Assange u fut në ambasadën e Ekuadorit në qershor me qëllimin për t’i shpëtuar ekstradimit në Suedi dhe një riekstradimi të mundshëm në SHBA ku rrezikon të gjykohet për spiunazh.
(dm/Shqitarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët