“Ekuinoks pranveror”, 35 piktura ekspozohen në COD! Punimet e artistëve të rinj, ngjyra në Kryeministri

Njihet ndryshe si koha e fillimeve të reja, momenti kur dita dhe nata bëhen thuajse të barabarta, ndërsa dielli ngroh më shumë dhe lulet fillojnë të çelin. Po flasim për ekuinoksin pranveror, i cili tashmë simbolikisht ka mbërritur edhe në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë.  Janë të rinj artistë, të cilët kanë sjellë punimet e tyre në një ekspozitë të çelur në mjediset e COD.

“Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me galerinë ‘Nikolet Vasia’ në Durrës dhe me Qendrën për Hapje dhe Dialog sollën një ekspozitë me rreth 35 piktura, një pjesë e të cilave të realizuara me materiale riciklimi. Patëm edhe një numër të nxënësve të shkollës “Jan Kukuzeli”, të cilët kënduan dhe performuan këngë të ndryshme.”,- thotë Alketa Tragaj Myshketa, drejtuese e Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Aktiviteti i titulluar “Ekuinoks pranveror” është takimi përfundimtar i ekspozitës me punime të ndryshme të artistëve të rinj, të cilët janë ekspozuar edhe më herët në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog.

 

B.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!