Ekzekutimi, Didi mbledhje me
Policinë, mbi 40 të shoqërua

TIRANE - Një ditë pas ekzekutimit mafioz të bankierit 58-vjeçar Artan Santo, me gjashtë plumba në drejtim të tij, por që njëri rezultoi fatal duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, kanë vijuar shoqërimet në polici. Deri më tani mësohet të jenë shoqëruar mbi 40 persona. Në një mbledhje urgjente të kryesuar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, dhe zv/drejtori Sokol Bizhga, njëherësh përgjegjës i departamentit të hetimit është bërë analiza e veprimeve policore dhe ecurisë së hetimeve për biznesmenin Santo.

Deri më tani mësohet se janë shoqëruar një numër rekord personash nga policia e Tiranës, Fushë-Krujës dhe Lezhës. Por, ende nuk ka të arrestuar apo të dyshuar për vrasjen e bankierit Artan Santo.

Mes të ndaluarve janë dy kushërinj nga Lezha të cilët janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, pas deklarimeve që janë bërë një ditë më parë nga pronarët e motorit “Suzuki V Strom”, nga vëllezërit Gjozi.

Motori lëvizi prej dy javësh pranë institucioneve më të rëndësishme....duke ndjekur bankierin Artan Santo
Policia po verifikon disa deshmite që pretendon se dy vrasësit kanë ndjekur dhe fiksuar oraret dhe intinerarin e lëvizjeve të bankierit, duke lëvizur me të njëjtin motor pa targa, me të cilin ishin dhe ditën që e vranë. Ky fakt u pohua në një deklaratë bombë të shoferit të bankierit, i cili tregoi për policinë se ky motor i ka ndjekur prej mëse dy javësh. 

Duke iu referuar kësaj dëshmie, motori pa targa prej dy javësh ka lëvizur lehtësisht pranë institucioneve të rëndësisë të veçantë (duke iu referuar itinerarit të përditshëm që Santo kryente nga banesa pranë Liceut Artistike për në zyrën e tij në bankës Credins në zonën e ish-bllokut).

makina te rogner artan santo
 
Pra atentatorët kanë lëvizur me motor pranë ambasadës amerikane, përballë Televizionit Publik Shqiptar dhe ambasadës italiane, përbri Ministrisë së Integrimit, Kryeministrisë, kryesisë së Kuvendit, Presidencës dhe institucione të tjera të rëndësishme shtetërore, duke perfshire 4 banka.
 
Janë kërkuar informacionet dhe raportet e Gardës së Republikës apo Shërbimit Informativ Shtetëror, dhe arsyet pse ka mungesa të këtyre informacioneve, ndonëse motori i dyshimtë pa targa ka lëvizur pranë institucioneve të rëndësisë së veçantë duke u bërë objekt për sulm edhe ndaj tyre, qofshin përfaqësi diplomatike të huaja, apo institucione të rëndësishme shtetërore.

Janë kërkuar filmimet e kamerave të sigurisë për të parë nëse motori edhe në ditët e mëparshme ka lëvizur pa targa, dhe për të fiksuar veprimet e policisë rrugore që kanë për detyrë bllokimin e të tilla mjeteve.

Visho Ajazi: S’kam shume informacion per vrasjen e Santos
Nuk kam shumë informacion për vrasjen e Santos. Kjo është përgjigjia që vjen nga kreu i Shërbimit Informativ Visho Ajazi Lika i pyetur nga A1 REPORT pasi mori pjesë në homaxhet në nder të bankierit të njohur. Packa se hetimet tashmë janë të hapura dhe janë 3 pista në të cilat janë përqëndruar një grup i posaçëm prokurorësh dhe oficerësh kriminalist, ajo çka del në pah është se shërbimet inteligjente deklarojnë se për këtë ngjarje skanë të dhëna.


Përsa i takon ditës së krimit, janë zbardhur veprimet e policit që ndodhej në kryqëzimin tek Vila 31 në Bllok, ku ndodhi atentati. Mësohet se efektivi i policisë ndodhej në kryqëzim për të lehtësuar lëvizjen e Obusmanëve të Rajonit që kishin një takim të organizuar nga Avokati i Popullit në një hotel aty pranë. Polici rrugor te Banka Credins iu afrua motorit, atentatorët i drejtua pistoletën në kokë...dhe pastaj kryen krimin

Polici rrugor, i ndjek me motor deri te Komuna e Parisit..por ishte një Scooter përballe një Suzuki V-Storm
Pak momente para krimit, polici që ka inicialet T.Q, i është afruar motorrit për t’i larguar, por sipas raportit në polici, njëri prej personave që ndodheshin në motor i ka drejtuar armën. Në atë moment kanë qëlluar dhe ndjekur bankierin.

Sipas të njëjtit raport, polici rrugor ka marrë motorin e tij për t’u vënë në ndjekje të autorëve, një motor Scooter 125 kubik i dhuruar një muaj më parë Ministrisë së Brendshme. Ka qenë e pamundur për policin të arritinte dhe t’i qëndronte pas motorit Suzuki V-Storm të atentatorëve që mund të ishte 650-1000 kubik.

artan santo

Atentatorët largohen nëpër rrugica, ikin nga Pallati me Shigjeta
Motori i fuqishëm i autorëve i ka ikur policit në zonën e Komunës së Parisit, ndërkohë që shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në postblloqe tek TEG dhe në Sauk. Motori ka kaluar nëpër rrugica nga Pallati me Shigjeta, në Yzberisht- Nënkalimi te kthesa e Kamzës duke u drejtuar për në Veri të Vendit. 

motori

Postblloku në Rinas pikas atentatorët me 200 km/h, i humb tek "Ura e Gjoles"
Në vendin e quajtur “Hurmat” në Rinas, është pikasasur nga një tjetër shërbim policie,  gjithashtu I pajisur me motor Scooter 125 kubik dhe që ka mundur t’i ndjekë autorët deri në Urën e Gjolës. Motorri i policisë ka nxjerrë 120 km/orë kur autorët ishin të paktën me një shpejtësi 200 km/orë. 

Tek Ura e Gjolës, motori i autorëve është kthyer majtas për në rrugën e Bubqit duke hyrë në një terren të vështirë ku kishte përparësi, i pamundur për t’u ndjekur nga motori Scooter i policisë.

Këtu punonjësi i policisë Rrugore ka komunikuar në radio duke dhënë koordinatat dhe zonën ku kishte hyrë motori i atentatorëve dhe ka qëndruar në pritje të përforcimeve.

Polici në kryqezimin e Librit Universitar pa radio, atentatorët i iken "nën hundë" pasi s'ishte informuar për vrasësit
Ndërsa polici që duket në foton e nxjerrë nga kamerat e sigurisë, tek kryqëzimi i Librit Universitar, sipas burimeve nuk ka pasur radio dhe nuk ka qenë i informuar për dy atentatorët që lëviznin me motor, të cilët kanë kaluar menjëherë pas vrasjes, në kryqëzimin që ai monitoronte. Mungesa e radios është problemtatikë në Policinë e Shtetit pasi mbi 60 % përqind e efektivëve nuk e kanë një të tillë.

motori

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët

'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët