ELBASAN -Një ditë pas atentatit ku mbeti i vrarë Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, mister mbeten autorët. Deri në këtë fazë të hetimit, grupi i posaçëm që po filtron çdo provë për të zbardhur ngjarjen, shoqëroi të paktën 7 persona për t’u marrë në pyetje, kryesisht dëshmitarë dhe familjarë të viktimës 43 vjeç. Deklarimet e tyre bëhet me dije se nuk kanë ndihmuar për të avancuar në hetime.

Po ashtu, një i tetë është shoqëruar për vrasjen e biznesmenit. Naldo Gjini me origjinë nga Lezha, është shoqëruar në komisariat nga blutë, pasi gjatë ditëve të fundit është parë të qarkullonte me makinën e përdorur nga autorët në ekzekutimin e biznesmenit 43-vjeçar. Report Tv mëson se policia e Lezhës ushtroi kontrolle në banesën e Naldo Gjonit. Sipas informacioneve, i shoqëruari me orgjinë dhe banim në Lezhë është parë duke qarkulluar në Rrugën e Kombit me makinën që kanë përdorur autorët, duke bërë pagesë te trau.

Mësohet se automjeti i përdorur nga autorët për të kryer atentatin ishte në pronësi të subjektit të viktimës, që jepte makina më qira.

Autorët, të cilët mendohen se ishin të paktën 2 persona, u larguan nga vendi i ngjarjes me makinë të zezë, tip “Audi”, të cilën e shkrumbuan 15 kilometër më tutje në mes të asfaltit në afërsi të fshatit Mirakë, në drejtim të Librazhdit. Brenda saj hetuesit gjetën një pistoletë “Beretta”, e njëjta që dyshohet se u përdor në krim. 

Nga aty, hetuesit nuk kanë më asnjë gjurmë të autorëve, të cilët dyshohet se u morën nga një makinë tjetër për t’u arratisur.

Biznesmeni Mëhalla, sapo doli nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil” dhe hyri në makinën tip “Range Rover”, kur u qëllua 3 herë me plumba pistolete, 2 prej të cilëve e kapën në kokë, çka solli vdekjen e menjëhershme. Sipas dinamikës së zbardhur nga hetuesit e Elbasanit, një prej autorëve ka dalë nga makina tip “Audi”, është afruar dhe ka qëlluar.

43-vjeçari me 2 emra, nuk ishte person i panjohur për policinë, me precedentë për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje. Ai jetonte në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit, ndërsa kishte shtrirë prej vitesh aktivitetet e tij të biznesit në Elbasan.

Aktualisht, pronar i karburantit “Xhaxhi Oil, pranë të cilit u ekzekutua në atentatin mafioz, një shërbimi taksi “El Taxi”, të ngritur së fundmi si dhe deri para pak vitesh posedonte një lokal të njohur në Elbasan, “Hollyëood Lounge Bar”, aktualisht me aktivitet të pezulluar.

"Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, ku mbeti i vrarë shtetasi M. M., alias E. H., 43 vjeç, ditën e sotme u konstatua në fshatin Mirakë, automjeti tip "Audi", i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.", njofton policia. 

Ngjarja po hetohet në disa pista, nga e shkuara e tij, deri te konfliktet e kohëve të fundit, të cilat mund të jenë motiv për eliminimin fizik.

1764581181_makinaedjegur.jpg\

Makina e djegur e autorëve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:03
Është parë duke përdorur makinën e autorëve, shoqërohet një tjetër person pas ekzekutimit të biznesmenit në Elbasan! Policia i kontrollon banesën në Lezhë (EMRI)

 

Ka shkuar në 8 numri i të shoqëruarve për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla në Elbasan. Së fundmi, Naldo Gjini me origjinë nga Lezha, është shoqëruar në komisariat nga blutë, pasi gjatë ditëve të fundit është parë të qarkullonte me makinën e përdorur nga autorët në ekzekutimin e biznesmenit 43-vjeçar. 

Report Tv mëson se policia e Lezhës po ushtron kontrolle në banesën e Naldi Gjinit.

Sipas informacioneve, i shoqëruari me orgjinë dhe banim në Lezhë është parë duke qarkulluar në Rrugën e Kombit, duke bërë pagesë te trau.

Ora 19:47
Atenati ndaj biznesmenit në Elbasan/ Mjeti i përdorur nga autorët, i subjektit që jepte makina me qira në pronësi të viktimës

1764542687_gg.jpg

Report Tv ka mësuar detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë biznesmeni 43- vjeçar Edmond Mehalla në Elbasan. 

Mësohet se automjeti i përdorur nga autorët për të kryer atentatin ishte në pronësi të subjektit të viktimës, që jepte makina më qira.

Është ende e paqartë si ka arritur ajo makinë në duart e autorëve, e kanë vjedhur, mund të ketë qenë një person i 3 që mund ta ketë marrë me qira mjetin.