Ai vetëm e kishte shoqëruar me makinë, pas krimit duke e larguar nga vendi i ngjarjes. Milloshi, rezulton të jetë djali i Hysni Milloshit, ish-kryetarit të Partisë Komuniste të Shqipërisë.
Ai ka rëfyer se gjatë kësaj kohe ka qëndruar i fshehur në disa banesa në periferi të Tiranës, aty ku dhe ka kryer disa takime me të afërm të tij, të cilët e kanë bindur që Milloshi të vetëdorëzohej. Me këtë vetëdorëzim,Renato Milloshi tenton ti shpëtojë akuzës së “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit Elton Çiça.
Ai pretendon se ska marë pjesë në këtë ekzekutim, duke synuar të ndiqet penalisht vetëm për akuzën e dhënies ndihmë të autorit të krimit, shtetasit Jani Aliaj. Ky i fundit mësohet se fshihet në Greqi,vend në të cilin është larguar menjëherë sapo ka ekzekutuar në zonën e ish-bllokut shtetasin Elton Çiça. Fotoja e Jani Aliaj është shpërndarë në gjithë pikat kufitare, ndërkohë emri i tij është listuar dhe mes personave të kërkuar nga Interpol. Ndërkohë pritet që ditën e sotme Renato Milloshi të dalë para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë të “arrestit në burg”.
Analiza e AND te bishti i cigares
Bishti i cigares është gjetur nga ekspertët bazuar në rrëfimet e dëshmitarëve mbi lëvizjet e mundshme të autorëve të krimit para apo pas ngjarjes. Nga rrëfimet e dëshmitarëve është mësuar se personi që dyshohej se kishte kryer vrasjen, kishte zbritur nga një veturë “Ford” fokus me ngjyrë të zezë. Në momentin e zbritjes personi hodhi një cigare pasi e kishte thither atë.
Kjo cigare është marrë dhe analizuar nga ekspertët për për gjetjen e kampioneve biologjike të pështymës. Pas analizimit të kampioneve të saj dhe krahasimit të të dhënave të ADN-së së Jani Alisë që ishin administruar më parë nga policia, u konfirmua se personi që kishte qëlluar mbi Elton Çiçën ishte pikërisht ai.
Analiza janë bërë po ashtu edhe me kampione të djersës së gjetur në rrobat e Jani Alisë, të gjetura në banesën e këtij të fundit, në rrugën e Kavajës. Ndërkaq hetuesit kanë konfirmuar se mjeti i përdorur për krimin, është blerë nga Renato Milloshi, dy ditë para ngjarjes, pikërisht për të kryer atentatin ndaj Elton Çiçës.
Hasmëritë nga Greqia deri në Tiranë
Disa hatërmbetje mes dy tepelenasve Jani Alia dhe Elton Çiça në një burg të Greqisë, janë bërë shkak i konfliktimit të tyre brenda në burg,që më pas ka sjellë plagosjen me thikë të Jani Alia nga Elton Çiça, ky i fundit i vrarë në 1 maj 2016.
Ky konflikt i lindur në Greqi, është transferuar në Shqipëri teksa dy protagonistët e sherit kanë dalë nga qelia, pasi Jani Alia është arratisur nga burgu Grek ku ishte i dënuar për vrasje, ndërsa Elton Çiça ishte liruar pas përfundimit të dënimit për tregti droge.
Rikthimi i tyre në Shqipëri nuk mbylli hasmërinë, por përkundrazi Çiço në kohë dhe vende të ndryshme ka tentuar të vrasë tre herë Jani Alia. Përplasjet ishin bërë të shpeshta në 4 muajt e parë të vitit 2016, që çuan deri në ekzekutimin e Elton Çiçës.
Më datën 10 janar në një lokal në rrugën e “Kavajës”, është tentuar të vritet me armë zjarri pistoletë, Jani Alia. Autori qëlloi 6 herë nga makina në lëvizje. Për pasojë mbeti i plagosur lehtë nga ciflat e xhamit një 27-vjeçar dhe sipas policisë autor i dyshuar mendohet të ketë qenë Elton Çiça.
Më 25 prill në Gjirokastër në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Lumit”, pas një atentati me armë zjarri Jani Alia mbeti i plagosur në dorë. Edhe për këtë ngjarje policia pati si të dyshuar Elton Çiça, por nuk arriti t’ia provonte përfshirjen në ngjarje.
Alia i ka shpëtuar dhe një atentati tjetër,të organizuar nga Elton Çiça. Çiça është marrë edhe në pyetje për këto ngjarje, por është lënë i lirë. Sipas të njëjtave burime policore, 6 ditë më vonë 39-vjeçari Alia ka ekzekutuar me pistoletë me mulli, Elton Çiçën, duke pasur informacion të hollësishëm për vendqëndrimin e tij.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com