Ekzekutimi i Gentian Bejtjas në Fushë Krujë, shefi i komisariatit zbulon detajet mbi atentatin

 

Shefi i komisariatit të Fushë Krujës, Kreshnik Alimadhi ishte në Larushkë ku u ekzekutua Gentian Bejtja.

Alimadhi tha se po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të cilët pasi u arratisën dogjën makinën e përdorur brenda së cilës u gjetën të djegura edhe 4 kallashnikovë.

“Në vendngjarje rezultoi se është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi Gentjan Bejtja. Është formuar grupi hetimor që po merret me hetimet. Pas ngjarjes, në fshatin Hasan u gjend edhe automjeti i djegur që dyshohet të jetë i autorëve. Brenda automjetit janë gjetur 4 armë zjarri. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet, nuk mund të jap detaje të tjera të hollësishme”– tha shefi i komisariatit.


Lajmi kryesor:

Ekzekutohet me breshëri plumbash Gentian Bejtja në oborrin e banesës në Fushë Krujë! Gjendet e djegur makina e autorëve me 4 kallashnikovë (VIDEO)


SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!