Ekzekutimi i ish policit në Laç ende pa autor! Vrasësit e maskuar me kapele dhe maskë, e vështirë të identifikohen nga kamerat e sigurisë

Ekzekutimi i ish-efektivit të policisë Xhelal Reçi, një ditë më parë në Laç vijon të mbetet pa autor. Përgjatë 24 orëve policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 15 persona të dyshuar që mund të kenë dijeni rreth krimit, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të shkuar në gjurmët e autoreve.

Gjithashtu forcat speciale kanë ushtruar kontrolle në disa zona të Kurbinit, por pa arritur të gjejnë atentatorët apo dhe armen e krimit. Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek konfliktet të djalit të Xhelal Reçit, Besnikut të cilit ju bë atentat me armë zjarri në gusht të vitit 2020, por fatmirësisht arriti të shpëtojë pa marrë lëndime. Konfliktet e tij po kalojnë në siten e hetuesve me qëllim identifikimin e autoreve.

Vrasja është filmuar nga kamerat e sigurisë të disa biznese, por identifikimi i autoreve duket mjaft i vështire, pasi ata kanë qenë me kapele maska mjekësore. Ndërkohë makina e përdorur nga atentatorët e cila u gjet e djegur në Milot rezulton të jetë vjedhur rreth 1 muaj më parë në Brostar të Fierit dhe në të ishin vendosur targa greke.

Mjeti i gjet i shkrumbuar plotësisht dhe nuk është arritur të merret asnjë prove që mund të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Ish-efektivi i policisë 61-vjeçari Xhelal Reçi u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së hënës, sapo zbriti nga automjeti për të hapur biznesin në pronësi të tij në qendër të qytetit të Laçit.

Autorët duket se kanë qenë duke e ndjekur dhe shfrytëzuan momentin kur ai zbriti nga makina për ta sulmuar me armë zjarri pistoletë! Autorët e kanë ruajtur dhe vëzhguar prej ditësh 61-vjeçarin para se ta vrisnin atë. Xhelal Reçi është qëlluar me dy plumba, njëri prej të cilit e ka kapur në gjoks dhe me reflekset e ish policit ka tentuar t’i shpëtojë sulmit duke hyrë në një rrugicë mes dy objekteve! Por plaga që kishte marrë ishte vdekjeprurëse.

Pistë kryesore e hetimit të ekzekutimit të Xhelal Reçi janë konfliktet e të birit Besnik Reçi, të cilit një vit më parë i është bërë një atentat gjatë kohës që po lëvizte me familjen e tij. I biri Besnik Reçi njihej si një person tejet problematik, ku sherret dhe konfliktet i kishte të shumta me personat në Laç e më gjerë. Që prej kohës që i është bërë atentati, Besnik Reçi ka qëndruar pothuajse i fshehur dhe nuk ka lëvizur në ambiente të hapura, për shkak të frikës se mund ta vrisnin.

1635850420_16358400251635765451RECI.jpg

 

Viktima Xhelal Reçi

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasta el fuego: 02/11/2021 10:46

    Publikoni pamjet nese doni te zbuloni ndonje ngjarje mos mani segeret hetimore se mort ne qaf miletin tu vra perdit e kush sa tu kap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit