Flet djali i Arapit: Jam besimtar, ia lashë në dorë Zotit dhe s'ndjeva dhembshuri për vrasjen e Jurgen Kurtit

Flet djali i Arapit: Jam besimtar, ia lashë në dorë Zotit dhe s'ndjeva dhembshuri për vrasjen e Jurgen Kurtit

Dervis Arapi, djali i tregtarit të vdekur në Durrës dhe Jurgen Kurti

Dervis Arapi, djali i të ndjerit Agim Arapi, mohon të ketë lidhje me porosinë e vrasjes së Jurgen Kurtit, ndërsa shprehet i hapur për hetim. Nga Italia ku jeton prej vitesh tash, ai tha se, familja dhe fisi i tij nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet ku kumbi jetën 26-vjecari Jurgen Kurti, i cili ishte shkaktari i nisjes së konfliktit të ndodhur më 11 prill 2017 në Durrës.

Dervis Arapi thekson se është gati të vihet në dispozicion të policisë për t'u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, ndërsa kërkon që policia të mund ta pyesë nëpërmjet telefonit pasi e ka të pamundur për momentin të kthehet në Shqipëri. “Pikë së pari dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen Kurti për humbjen e djalit të tyre. Unë jam besimtar dhe fal pesë vakte. Ndaj e nisa këtë prononcim për ju me ngushëllim. Të dalim tek ngjarja. Unë dhe familja ime nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e Jurgenit.

Jemi në dispozicion të policisë në çdo moment. Unë jam i hapur të dëshmoj, nëse policia ka nevojë për deklarimin tim. Aktualisht unë ndodhem në Itali, në zonën e Aleksandrisë ku punojë e jetojë prej vitesh. Nëse policia ka nevojë për mua unë jam i gatshëm të deklaroj. Por sikurse theksova aktualisht jam në Itali. Nëse është e mundur policia le të më telefonojë dhe unë i përgjigjem pyetjeve. Që të jemi të qartë nuk po fshihem fare. Nëse policia nuk do të më intervistojë me telefon, nëse ata kanë interes unë vij në Shqipëri”,-shpreh fillimisht Dervis Arapi nga Italia.

Duke vijuar më tej, Devis Arapi thotë se nuk ka patur kurrë ndërmend të hakmerrej për vrasjen e babait, pasi është një besimtar i rregullt dhe gjithçka ia lë në dorë Zotit. “Nuk kam pasur kurrë ndër mend të hakmerrem për vrasjen e babait tim. Unë gjithcka ia lë në dorë Zotit dhe di ai cfarë bën me ata që ngatërrohen dhe iu bien në qafë të tjerëve. Pra, të jem i sinqertë, ne fajësojmë Jurgenin për nisjen e konfliktit me babain tim, ishte ai shkaktari i gjithçkaje. Në momentin që morëm vesh lajmin për vrasjen e tij, të jem i sinqertë nuk ndjeva dhembshuri, thjesht thashë me vete u përmbush vullneti i Zotit. Pra unë gjithcka e lidh me besimin. Policia tani të gjej kush e ka kryer këtë vrasje. Unë dhe familja ime jemi në dispozicion të policisë kur dhe ku të duan hetuesit që po merren me zbardhjen e kësaj ngjarjeje”, deklaroi Dervis Arapi për “Panorama”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 20/03/2019 19:05

    Vraje cpret te shpetojme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat