Ekzekutimi i 'kumbarit' të drogës Bardhok Planaj, momenti kur vrasësit e ndjekin pak çaste para goditjes finale

Ekzekutimi i 'kumbarit' të drogës Bardhok Planaj, momenti kur vrasësit e ndjekin pak çaste para goditjes finale

Automjeti në të majtë të fotos tip "Passat" është i atentatorëve, të cilët e ndoqën sapo kishte dal nga banesa 46-vjeçarin Bardhok Planaj. Automjeti tjetër në djathtë, tip Range Rover, është i këtij të fundit. Në foton që ka siguruar gazetari i Report TV, Sokol Dema, duket momenti i vetëm pak çasteve para se në drejtim të Planajt të qëllohet me breshëri plumbash automatiku.

Foto është e një kamere të sigurisë në ambientet e një biznesi në afërsi dhe tregon lëvizjet e fundit të "kumbarit", i cili u bë shosh nga plumbat e vrasësve gjakftohtë. Ai po udhëtonte me makinë drejt Malësisë së Madhe, por është ekzekutuar rrugës.

Kur janë bërë tashmë 48 orë nga vrasja, akoma askush nuk është i dyshuar. Grupi hetimor vijon hetimet, ndërsa përveç provave të mbledhura po ndërton dinamikën e saktë të vrasjes, e cila do të ndihmoj në qartësimin e misterit.

Dyshohet se pjesë e këtij atentati janë jo pak, por të paktën gjashtë persona, të cilët kanë patur punët të ndara, me synim eliminimin me çdo kusht të Bardhok Planajt. Dy prej tyre kanë qenë qitësit, dy të tjerë drejtues mjetesh, respektivisht të makinës "Passat" që u shkrumbua pas krimit dhe të makinës që largoi killerët profesionistë nga vendi krimit.

Po ashtu, hetuesit kanë dyshime se bëhet fjalë edhe për dy persona të tjerë, puna e të cilëve është bazuar në këqyrjen dhe vëzhgimin e lëvizjeve të "kumbarit", i cili iu dorëzua plumbave fiks në orën 20:44 të mbrëmjes së të shtunës.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Bardhok Pllanajt në Shkodër/Momenti kur vrasësit ndjekin 'kumbarin' e drogës pak para ekzekutimit! Makina e autorëve e vjedhur para 1 viti në Tiranë, i ndërruan targat


I.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan