TIRANË- Report Tv sjell pamjet e makinës “Porsche Cayenne”, e shkrumbuar në Zall Herr, pas atentatit që iu bë postierit Lulzim Visha pasi doli nga shtëpia për në punë, mëngjesin e 24 janarit në Kamzës. Grupi hetimor ka përfunduar ekspertizën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në përpjekje të gjetjes së elementëve të provave brenda saj për identifikimin e autorëve. Mjeti që konsiderohet luksoz, rezulton të jetë vjedhur kohë më parë në Elbasan, me synim përdorimin në akte kriminale, dhe për të ka pasur denoncim nga pronari. Në fokus të hetimeve do të jetë gjurmimi i hajdutit në Elbasan, përmes së cilit synohet të shkohet deri tek autorët e vrasjes brutale të 48-vjeçarit, me më shumë se 15 plumba të qëlluar.
Me shumë interes hetuesit presin rezultatet e ekspertizës së armës automatike me silenciator dhe gëzhojave të gjetura në shtëpinë e problematikut Ervis Lami, jo shumë larg shtëpisë së viktimës, me të cilin së fundmi kishin pasur konflikt prone. Krahasimi i gëzhojave të gjetura në oborr dhe atyre në vendin e ngjarjes, përfshirë mundësia e profileve të ADN-së do të ishte decizive në dokumentimin me prova ligjore të krimit.
Menjëherë pas krimit, efektivët nisën kërkimet në zonë kryesisht në banesa të skeduarish kriminalë për të rënë në gjurmët e autorëve. I pari që u dyshua ishte Ervis Lami, prej konfliktit me Vishën, por ai nuk u gjet në banesë, tashmë i shpallur në kërkim. Në pranga për armë pa leje përfundoi kushëriri Eduart Lami, i cili mohoi të ketë pasur dijeni për atentatit dhe konflikt me Vishën. Ervis Lamin është person me rekorde kriminale, i njohur si bashkëpunëtor për arratisjen e 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës në 2013-ën. Pistë tjetër vijon të mbetet edhe hasmëria, pasi në vitin 1997, vëllai i Lulzim Vishës vrau me armë një efektiv të policisë, dënim të cilin e ka shlyer.
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.5%
-
Jo
44.5%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 1388
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Në kërkim çifti që përndoqi një vajzë në rrjetet sociale, 40-vjeçari kapet në shitje kokaine dhe hashashi
19 Mars, 13:54
-
Kundërshtoi dhe goditi policin, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë (EMRI)
19 Mars, 11:10
-
‘E gjetëm të shkretuar dhe me stola të thyer!’ Veliaj kujton ndërtimin e Amfiteatrit Veror 7 vite më parë: Çibanët kishin mbirë në çdo cep te Liqeni, tani oaz arti e kulture
19 Mars, 10:05
-
Kombëtarja mbyll përgatitjet në Shqipëri, probleme për Ismajlin dhe Kumbullën! Të dy udhëtojnë sot drejt Londrës, Brruti regjistrohet në FIFA (VIDEO)
19 Mars, 09:35
-
Dy vëllezërit kthehen nga Anglia dhe ‘ngrenë’ shtëpi bari në Laknas, në pranga bashkë me punonjësin e OSHEE! VIDEO e banesës së mbushur plot me kanabis
19 Mars, 08:22
-
Fletë votimi gjigante/ Rama kritika KQZ: Qamet i madh, si libër! Ishte qendër votimi më vete, të ndiqnin modelin italian (VIDEO)
18 Mars, 23:06
-
Zbulohet një shtëpi bari në Laknas/ Arrestohet një punonjës i OSHEE, shoqërohen dhe dy vëllezër
18 Mars, 22:38
-
Lorenc Vangjeli: Dilema e Ramës, redaktor i Veliajt apo kryeredaktor i listës
18 Mars, 21:20
-
‘Pse më shikon ashtu’, sherri mes të miturve në Kamëz! Arrestohet 17-vjeçari që plagosi me thikë bashkëmoshatarin
18 Mars, 14:35
-
Hakmarrje primitive, FSHF lë Kombëtaren pa ultras! Anëtari i TKZ për Report TV: Na thanë mos kundërshtoni Euro 2027 me Serbinë, mungojmë në 'Wembley'
18 Mars, 13:03
-
Ndeshja kundër Anglisë, Asllani: Në Londër s'shkojmë për turizëm, duam Botërorin! Bajrami: Të mësojmë nga gabimet
18 Mars, 12:01
-
Tiranë/ Grabiti lokalin dhe tentoi të vidhte dy makinat e parkuara aty pranë, arrestohet 47-vjeçari
18 Mars, 11:40