Ekzekutimi i Nelgert Patës në
Fier nga 2 vrasës me pagesë
Përplasja mes Çiços e Alias, 4 të vrarë, 5 të plagosu

Ekzekutimi i Nelgert Patës në<br />Fier nga 2 vrasës me pagesë<br />Përplasja mes Çiços e Alias, 4 të vrarë, 5 të plagosu
Vrasja e 34 vjeçarit Nelgert Pata me breshëri plumbash një ditë më parë në periferi të Fierit sipas hetuesve të krimeve të rënda është bërë nga vrasës me pagesë.

Kjo pistë sipas hetuesve përforcohet për faktin se pas krimit autorët kanë djegur automjetin e përdorur në krim për të humbur cdo gjurmë po ashtu ata kanë marrë me vete dhe armën e krimit.
 
Hetuesit kanë shpresuar tek dëshmia e Ari Halinanit personit që ishte në shoqërinë e Patës në momentin e ekzekutimit, por ai sipas hetuesve ka qenë gojë kyçur duke deklaruar se ka dëgjuar vetëm krismat dhe dy persona të cilët janë larguar me vrap drejt një automjeti por pa shquar ata apo targën e mjetit.
 
Pata rezulton person me precedent penal dhe në kërkim policor pasi ai dyshohet se është i përfshirë në hakmarrjet e serisë së vrasjeve ku mbeti i vdekur disa muaj më parë Elton Cico.
 
Sipas dosjes hetimore Pata rezulton se ka pasur dijeni për vrasjen e Elton Cicos një krim ky i kryer nga dy të dyshuarit e policisë Jani Aliaj e Renato Milloshi ende në kërkim.
 
Për vrasjen e Patës policia ka shoqëruar deri më tani 15 persona mes Tiranës, Fierit, Vlorës, Tepelenës dhe Durrësit por ende nuk është arritur në një autor konkret.
 
Ndër personat e shoqëruar jane dhe disa prej atyre që më 21 gusht 2016 kanë qenë të listuar si dëshmitar të tentativës për të ekzekutuar patën më 21 gusht 2016.
 
Pata ka qenë i dyshuar i policisë dhe për plagosjen e Andi Mustafaraj i njohur si mik i Elton Cicos personit të ekzekutuar sipas policisë nga Aliaj e Milloshi.
 
Pavarësisht këtyre dyshimeve dhe hetimeve të akuzës Pata prej 4 muaj ndodhej në arrati por kjo se ka penguar aspak atë të lëvizte midis Tiranës dhe fierit ku dhe u ekzekutua një ditë më parë.
 
Ndërkohë autorët e ekzekutimit sipas hetuesve e kanë ruajtur për disa ditë Patën në itinerarin e tij dhe të dielën më 20 gusht kanë pasur informacion të saktë për lëvizjen e tij.
 
Sipas burimeve Pata lëvizte me një automjet të blinduar por ditën e ekzekutimit ai ka lëvizur me automjetin Volsvagen që shihni në pamje të pa blinduar çka ja ka bërë më të lehtë ekzekutorëve të kryenin atentatin ndaj 34 vjeçarit.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja