Ekzekutimi i Gurrës/ Avokatët bojkot në të gjithë vendin, shtyhen 300 gjyqe (VIDEO)

Avokatët në të gjitha gjykatat në vend kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore (me përjashtim të atyre për masë sigurie, pasi janë me afate) në shenjë proteste pas vrasjes së avokatit të njohur në Elbasan Ravik Gurra ditën e premte të javës së kaluar. 

Avokatët në Lushnje, Elbasan, Lezhë dhe Vlorë, pasi kanë bojkotuar proceset kanë varur jashtë godinës në pjesën e kangjellave uniformat në shenjë proteste.

Bojkoti do të vijojë nesër dhe pasnesër. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se vetëm ditën e sotme në të gjithë vendin janë shtyrë rreth 300 seanca të planifikuara. Ndërkohë që në Elbasan bojkoti ka filluar që ditën e hënë, në Korçë dhe Fier nisi që dje për të vijuar deri të premten.

Avokati Ravik Gurra u ekzekutua me plumb në kokë në një kafe në qendër të qytetit të Elbasanit nga persona ende të paidentifikuar. Ai ishte avokati i fisit Çapja, por edhe shumë dosjeve të tjerë penale dhe civile.

Avokatët në Lushnje varin uniformat në hekura

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 27/03/2019 19:19

    KETA JAN ZAGAR DHE HAJDUTE KETA LOZIN ME DY PORTA MJER NJERZIT KUR BIEN NE DUAR TE KETYRE KETA PER LEKE SHESIN DHE ATE QE JU KA BERE KOKEN MOS TU DALIN PER ZOT KRIMINELAVE DHE TE BEJN PAZARE

    Përgjigju
  • Avokot: 27/03/2019 18:41

    Ju i mbroni kriminelet kur shteti i lufton. Ju i keni miq ata qe vrasin. Kur ju vrssin JU juve u dhemb, kur vrssin popull hajde ti ndihmojme. Kur ndihmon nje grup kriminal do tju vrasin nga grupi tjeter.

    Përgjigju
  • Sportisti: 27/03/2019 14:12

    Jo vetem sekser por po te hulumtoni mire e mire nje perqindje e tyre del me precedente penale. Keto duhet ti nenshtrohen nje site te forte per te qendruar ne te ashtuquajturin sistem i drejtesise qe vetem sistem nuk eshte e akoma me keq i drejtesise.

    Përgjigju
  • populli: 27/03/2019 10:31

    Ju jeni njerezit mete ulet qe ka drejtesia shqiptare ju jeni me te pa shkolluarit te drejtesise ju je ni sekseret e gjygjtareve & prokuroreve qe jua pregatitni terrenin gjykatave per milionat e parave qe vetingu po jua qet ketyre gjak pires,vetingu duhet & te avokatet qe te shihet qfar maskaradhiqesh kan bo keto plehra,qe sot dalin e bojkotojne .

    Përgjigju
  • ANALISTI: 27/03/2019 09:44

    Nje gje duhet te kuptoine avoketrit...Ata si sekser te prokuroreve dhe gjyqetareve kan kriminalizuar gjithe sistemin e drejtesise dhe askush nuk ka bere proteste dhe as bojkot ndaj tyre...Druaj qe kjo proteste e eshte vetem nje pretekst per te mbrojtur edhe ca dite ket sistem te kalbur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja