Ekzekutimi me 20 plumba i 40-vjeçarit në Vlorë/ Kamerat kapin autorët, vështirë identifikimi! Pista kryesore, prishja e pazareve të drogës

VLORË- Kur kanë kaluar 2 ditë nga ekzekutimi mafioz i Gentjan Qarrit në Vlorë, Report Tv mëson se kamerat e sigurisë në zonën ku ka ndodhur vrasja kanë filmuar autorët. Këto pamje janë sekuestruar nga policia, teksa burimet bëjnë me dije se tek videot nuk është pamja e qartë që të bëj të mundur identifikimin e autorëve.

Megjithatë pritet të jetë një ndihmesë shumë e madhe për grupin hetimor. Deri më tani, pista kryesore e hetimit mbetet ajo e pazareve të drogës.

Ngjarja ndodhi 2 ditë më parë (6 shkurt) në lagjen ’29 Nëntori’ në Vlorë ku 40-vjeçari Gentjan Qarri u ekzekutua me breshëri automatiku teksa po ecte në këmbë. Viktima i njohur ndryshe me pseudonimin ‘Geçe’ u qëllua nga dy persona të kamufluar të cilët po udhëtonin me një makinë.

Autorët e kamufluar dyshohet se janë larguar në drejtim të Pyllit të Sodës, ku është gjetur një makinë e djegur tip "Toyota Yaris" që dyshohet se është e tyre dhe prej andej janë larguar me një makinë tjetër. Brenda automjetit është gjetur edhe një kallashnikov tip "Sharrs" që mendohet se me të mund të jetë përdorur për ekzekutimin e 40-vjeçarit.

40-vjeçari kishte qenë i dënuar me 11 vite burg për drogë në Itali dhe pas lirimit në 2011 ka jetuar disa vite në Spanjë. Nuk dihet me çfarë është marrë atje dhe për sa kohë ka qëndruar. Ai kishte 3 vite që kishte përfunduar dënimin dhe ishte kthyer në Vlorë, ku ishte martuar dhe punonte si hidraulik. Për shkak të dënimit me drogë pista e hetimit është përqëndruar tek larja e hesapeve.

1612795995_1612777242qarri.jpg

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate