TIRANE- Hetuesit nisin hetimet në aktivitetin e javëve të fundit të 27 vjeçarit Amarildo Delaj. Viktima Delaj nuk ka patur precedentë penalë por policia dyshon se aim und të jetë implikuar në biznese të errëta me persona të tjerë kohët e fundit.
Amarildo Delaj pronari i lokalit i ekzekutuar në orët e vona të mbrëmjes së të martës në qytetin e Vlorës dyshohet se është ekzekutuar nga vrasës me pagesë. Burime nga policia dhe prokuroria e Vlorës thanë dje se pista kryesore e hetimit është ajo e larjes së hesapeve, ndërsa dëshmitë e mbledhura nga personat e pranishëm flasin për një aksion të mirëorganizuar. "Në lokal kanë qenë gjithsej pesë vetë në momentin e ngjarjes. Dy prej tyre kanë bërë një përshkrim të personit që kreu aktin. Personi ishte i maskuar me kapuç dhe ka studiuar më parë zonën pasi e ka kapur krejt në befasi viktimën dhe më pas fillimisht ëhstë larguar në këmbë ndërsa dyshohet se një motor e ka marrë për ta zhvendosur larg vendit të krimit",- tha dje një burim nga prokuroria e Vlorës. Sakaq hetuesit janë duke punuar në mënyrë operative për të mësuar më shumë në lidhje me ndonjë konflikt të viktimës Delaj me persona të tjerë. Paraprakisht policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me ndonjë mosmarrëveshje në biznes, por nuk përjashtohet as pista e një biznesi ilegal apo konflikt për çështje pronësie.
DELAJ
Viktima Amarildo Delaj u ekzekutua rreth orës 23: 45 minuta të së martës në lokalin e tij tek lagjja Lirimi, në dalje të qyetit. Në këtë ekzekutim u plagos dhe 1 person i cili duhet të ketë qenë së bashku me 27 vjeçarin. Nga të dhënat e para mësohet se 27 vjeçari u qëllua me automatik nga jashtë lokalit "Klint". Delaj e kishte inaguruar lokalin e tij në muajin prill të këtij viti.
Autori i është afruar lokalit nga rruga kryesore. Ka lëvizur me tej për në brendësi të pallatit, nga ku fushëpamja në rrugicën e krijuar mes pallatit dhe lokalit me fasade xhami ishte mjaft e qartë, dhe ka qëlluar me kallashnikov. Viktima ka marrë disa plumba, ndërsa u plagos dhe një person tjetër. Një grup hetimor nga policia e Vlorës ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat dhe kryer veprimet hetimore. Në pjesën e jashtme janë gjetur 18 gëzhoja në pjesën jashtme të lokalit. Mësohet se autori ka qenë me kapele dhe është larguar në brendësi të pallateve. Policia nis hetimet për të zbardhur autorin dhe motivin e vrasjes.
NJOFTIMI
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të orës 13: 20 minuta të ditës së djeshme policia informoi se në vrasjen e djeshme ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut 1 person me inicialet S. B., vjec 27, banues në Vlorë. Ndërkohë që më parë u informua se ishin 2 të plagosur. Amarildo Servet Delaj banues në Vlorë ndërroi jetë në spitalin e Vlorës. "Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor dhe po kryhen hetime intensive dhe të pandërprera për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe zbardhjen e motiveve."- thuhet në njoftimin e policisë. Delaj ishte një nga katër fëmijët e familjes, ai ka një vlla më të madh dhe dy motra.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com