Detyra e gazetarit është përmes shkrimit të tij të luftoj padrejtësitë dhe të mbroj interesat e publikut.
Por kur detyra prek interesa të caktuara rrezikon edhe jetën.
Një gjë të tillë ka përjetuar gazetari meksikan Javier Valdez i cili është ekzekutuar vetëm për arsyen sepse ka shkruar për trafikun e drogën.
Persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj makinës së tij në qytetin ku ai jetonte.
50-vjeçari ishte vlerësuar me çmimin për Lirinë Ndërkombëtare të Shtypit nga Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve, për artikujt e tij mbi trafikun e drogës.
Ai është gazetari i pestë që vritet në Meksikë që nga fillimi i vitit. Vitin e kaluar, duke folur në promovimin e një libri të tij, Valdez tha: “Të jesh gazetar është njësoj si të jesh në listën e zezë”.
“Edhe pse mund të vishesh me anti-plumb e të rrethohesh nga truprojat, bandat do të vendosin ditën kur do të të vrasin”, tha ai.
Gjatë karierës së tij, thuajse 30-vjeçare, Valdez shkroi shumë për trafikun e drogës dhe krimin e organizuar në Meksikë, përfshirë këtu organizatën të Sinaloas.
[gallery]22286[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO