Një 22-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në derën e shtëpisë së shokut të tij, në Itali. I riu është qëlluar me plumb në qafë nga një 34-vjeçar italian, duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Provincën e Sienës, ndërsa karabinierët kanë arrestuar autorin e dyshuar të krimit.
Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar ka qenë për darkë te shoku i tij, ndërsa autori duket se ka ndjekur lëvizjet e tij jashtë shtëpisë. Më pas, mediat raportojnë se italiani e ka bindur shqiptarin të dalë jashtë dhe e ka qëlluar për vdekje.
Policia ka marrë në pyetje dëshmitarët në vendngjarje dhe vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të krimit.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Komente











