VLORË- Një 25 vjeçar është ekzekutuar në derën e shtëpisë së tij natën e Fiter Bajramit me 5 plumba nga 10 që u shtinë mbi të në qytetin e Vlorës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pasi akrepat e orës kanë shënuar 12:00, pranë zonës së quajtur "7 pallatet", ku si pasojë e plumbave të marra ka gjetur vdekjen menjëherë Kristian Breshanaj, 25-vjeç. Breshanaj kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika, djalë i një mjeku reanimator në Spitalin e Vlorës.

Një vrasje e mirëmenduar dhe me të njëjtën skemë ekzekutimesh të ndjekura edhe në krime të tjera. Autorët kanë djegur makinën që përdorën gjatë vrasjes rreth 1 km larg nga vendi i ngjarjes lagjja "10 korriku", një BMW me targa greke e cila u gjet e djegur nga forcat policore brenda së cilës është gjetur edhe arma kallashnikov. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet se kanë 2 persona të maskuar, e ndërsa mendohet se ato janë ndihmuar nga një makinë tjetër.

Policia ka shoqëruar deri më tani 12 persona të cilët mund të kenë informacione që mund të çojnë deri në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, për motive ende të paditura. Report Tv sjell pamje nga vendngjarje ku shihet rrugica në të cilën është ekzekutuar i riu 25-vjeçar dhe makina e djegur e autorëve, brenda së cilës ishte dhe arma e krimit.

 

Makina e djegur e autorëve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:08
FOTO/ Kush është i riu i cili u ekzekutua pranë derën së shtëpisë natën e Bajramit

1590303998_kristjanvlorevrasje001.jpg

Ky është Kristjan Breshanaj, 25-vjeçari që u ekzekutua natën e Bajramit. Report Tv sjell fotot të të riut ndaj të cilit u shtin 10 plumba kallashnikovi, 5 prej të cilave ranë në trupin e tij duke i marrë jetën në vend.

Ora 09:04
Ekzekutimi i 25-vjeçarit në Vlorë/ Dëshmitarja për Report Tv: Se kuptova ça shpërtheu...kur pastaj pashë gjithë atë polici! U tremba (VIDEO)

Për mikrofonin e Report Tv, një nga banoret e lagjes ku u ekzekutuar 25-vjeçari Kristjan Breshanaj rrëfen momentin kur lagjja u zgjuar në mes të natës nga zhurmat.

"Dëgjova zhurmë dhe kaq. Nuk e kuptova se ça shpërtheu, thashë ç'është ky zjarr, mos është djegur ndonjë shtëpi, kur pashë gjithë atë polici, madje u tremba të them të drejtën", tregon dëshmitarja.