Ekzekutoi babanë dhe e hodhi në pus, bashkëpunëtori i Esmerald Ballës: E lamë viktimën në ferra dhe në darkë e çuam te pusi! Më pagoi të zhdukim trupin

Zbardhet dëshmia e Edison Brahjës i cili është arrestuar si bashkëpunëtor i  Esmerald Ballës, djalit që vrau dhe më pas e groposi të atin në pus më 13 gusht 2024, por që u zbulua 21 ditë më pas.

Për grupin hetimor Edison Brahja ka thënë se ka qenë larg në momentin që Esmeraldi ka qëlluar me armë babain. Por më pas ai ka ndihmuar autorin duke pohuar se fillimisht e kanë fshehur në ferra dhe kur është errësuar me anë të një furgoni e kanë çuar trupin e pajetë te pusi.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai ka marrë edhe 2 milionë lekë të vjetra.

"E kemi lënë trupin e pajetë në ferra në vendin e ngjarjes, pastaj në darkë e kam ndihmuar. E kemi futur në furgon dhe e dërguam te pusi. I hodhëm ca goma sipër trupit në pus që të mos dalë nga uji" ka thënë ai në dëshninë  e dhënë.

Ndërkohë detaj mjaft interesant për hetuesit është se Brahaj pretendon se Esmerald Balla i ka dhënë 2 milionë lekë të vjetra për punën që kishte kryer. Megjithatë një pjesë e këtyre parave, konkretisht 1.5 milionë lekë janë gjetur dhe sekuestruar nga policia. 

Nga ana tjetër përsa i përket dy të arrestuarve pritet që ditën e nesërme ata të dalin para gjykatës së Durrësit për të marrë masën e sigurisë. 

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kur ndodhi krimi?

Polica bën me dije se krimi ka ndodhur më 13 gusht ku djali Esmerald Balla vrau me pistoletë babain e tij Enver Balla 62-vjeç dhe më pas e hodhi në pus.

Fillimisht djali kallëzoi më 3 shtator në polici se babai i tij ishte larguar nga banesa që prej 13 gushtit me një vajzë të panjohur për to, dhe që prej atij momenti nuk kishte pasur kontakt me të. Madje në polici kishte deklaruar se kjo grua mund ta kishte vrarë babanë e tij, pasi ai nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.

Por pas hetimeve intensive të uniformave blu u zbulua se kishim të bënim me një krim në familje. Policia arrestoi Esmerald Ballën i cili pranoi autorësinë e krimit pas një konflikti me babanë për një shumë prej 75 milionë lekë të vjetra, kursime të përbashkët familjare, të cilat dyshonte se ia kishte vjedhur babai.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën