Ekskluzive/ Braçe: Ja pse mungova në gjyq, gjuha e Dukës e njëjtë me të Berishës në parlament

Erion Braçe ka sqaruar për “Report Tv” mungesën e tij sot në gjyqin e ngritur për shpifje nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Armando Duka. Në prononcimin e tij deputeti i Partisë Socialiste ka bërë akuza të forta ndaj palëve paditëse dhe ka shtuar se do t’i shkojë deri në fund çështjes.

Nuk jeni paraqitur sot në gjykatë?

Meqënëse unë nuk kam patur lidhje ndonjëherë me gjykatat në jetën timë, as për ndonjë gjobë dhe jo më për ndonjë gjë tjetër, unë e dija që gjykata është aty ku ka qenë gjithë jetën te ekzspozita. Kam pritur deri në orën 12 e 10 aty derisa një polic më tha: ‘ore çfarë po pret këtu?’ I thashë që kam një gjyq por nuk po vjen gjyqtari. Ma ktheu që ky nuk e ka gjykatën këtu, por te burgu 313. Mora taksi dhe shkov atje në 20:20. I kërkova ndjesë gjykatësit duke i shpjeguar arsyen, ndërkohë që seanca e parë ishte zhvilluar meqënëse ishte paraqitur pala paditëse. E kanë lënë seancën e radhës më 26 nëntor.

Te gjykata mësova pastaj se Armando Duka ashtu edhe ai që paraqet si ezkekutiv federatën, Ilir Shulku, nuk ishin paraqitur fare. Kjo është e turpshme pasi edhe padisin edhe fshihen, nuk e kuptoj pse?

Në bazë të cilave fakt ju kanë paditur?

Kjo është një histori e turpshme pasi kanë marrë 19 statuse të mija në facebook plus edhe interpelancën e fundit që unë kam bërë me mnistrin e financave dhe se kuptoj ç’punë kanë këta? Ç’punë kanë këta me atë që unë them në parlament? Natyrisht që mbaj përgjegjësi sepse jam njeri i përgjegjshëm, por në raport me këta nuk kam asnjë lloj detyrimi. Midis atyre statusve 80% nuk përmenden fare, Duka në asnjë rast. Kanë futur disa statuse ku unë nuk kuptoj ku është shpifja dhe ku është fyerja. PSH Shulku dhe një tjetër kanë dalë në disa fotografi në një klub ku pinin puro. Statusi im ishte drejtuar ministres së shëndtësisë: ‘ore çfarë janë këta që shkelin ligjin?’ Me ç’di unë pak ditë më pas këta dy persona, Ilir Shulku, personi tjetër dhe klubi janë dënuar me gjobë nga inspektoriati shtretëtor i shëndetësiësë. Tani këta më kanë paditur mua në gjykatë për këtë. Do jetë shumë mirë që të jenë përballë pala paditëse, sidomos për këtë punën e interpelancës. Meqënse ministry i financave nuk pati as kurajo as dëshirën që t’i shkonte deri në fund evazionit fiskal në federatën shqiptare të futbollit, mirë është të vinë këta dhe t’i sqaroj drejtpërdrejt. Sa të merem me ministrin kot më mirë po sqaroj këta të dy. DMTH njëri është ezkekutivi dhe tjetri honori i tij i madh, presidenti I FSHF-s. 

Të vijnë aty meqënse kanë paditur dhe të sqarojnë edhe çështjen e të drejtës televizive. Këta s’kanë paguar detyrimet që kanë, të cilat burojnë nga ligji për sportin. Kanë detyrim të paguajnë 10% të drejtës televizive si për kampionatet, si për kombëtaren dhe për garat e tjera. Të thonë sa ka kushtuar e drejta televizive, sa para kanë paguar ata në shtet.

Fedrata gjithashtu ka patur reagime për statuset e tua, do t’i përdorni ato?

Unë i kam bashkangjitur dosjes që kanë përgatitur avokatët të gjitha statuset e Armando Dukës. Çfarë statutesh ka bërë Armando Duka kundra meje dhe çfarë statusesh ka bërë federata shqiptare e futbollit kundër meje. Të krahasosh gjuhën e statuseve të mija me statuset e Dukës dhe federatës shqiptare të futbollit është të shkulësh flokët, jo të ulërish. Në ato statuse ka fyerje dhe fyerje personale, gjithashtu dhe shpifje për të cilat unë nuk jam përgjigjur fare. Janë fyrje të njëjta me ato që ka bërë Sali Berisha në parlament, jo vetëm kundër meje, por ndaj të gjithëve. Gjuhën që përdorin në parlament kanë përdorur edhe këta (FSHF-ja dhe Duka).

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur